Arkiv-Lajme të përditësuara
Standardet e dyfishta të Nishanit/ Dekretet e presidentit minojnë besimin tek drejtësia
Dekretimi për në Gjykatën Kushtetuese i dy gjyqtarëve, që më parë kanë marrë vendime thellësisht të diskutueshme për çështje korrupsioni, ka shtuar dyshimet në lidhje me qëndrimin e presidentit ndaj sundimit të ligjit
Nga Besar Likmeta, BIRN
Që prej zgjedhjes së tij si kreu i shtetit në qershor të vitit 2012, presidenti Bujar Nishani ka deklaruar vazhdimisht se qëllimi kryesor i mandatit të tij është rikthimi i besimit të publikut në sistemin e drejtësisë.
Paradoksi i taksës së pagave
Vendimi i qeverisë që heq tatimin mbi të ardhurat për pagat e ulëta krijon një kontradiktë në kufijtë e paradoksit. Sipas draftit, punonjësit me pagë bruto deri në 30 mijë lekë në muaj çlirohen nga detyrimi për tatimin mbi të ardhurat.
Por ata mbi këtë nivel do të vazhdojnë ta paguajnë këtë tatim në masën 10 për qind. Thyerja e menjëhershme e fashës krijon anomalinë duke bërë që një i punësuar të përfitojë më pak, edhe pse mund ta ketë pagën më të lartë se një tjetër.
Mediat e Kosovës: Shqipëria bllokon miellin kosovar
“Prej pesë ditësh kamionë me miell të kompanisë M-Sillos janë të bllokuar në kufi, duke mos u lejuar të futen në Shqipëri. Kjo bllokadë ka ardhur disa javë pas bllokadës që i ka bërë Kosova qumështit të Shqipërisë, për shkak të alfatoksinës”. Keshtu shkruajne sot mediat e Kosoves, duke thene se të njëjtin arsyetim është duke e bërë Shqipëria për miellin nga Kosova, duke mos e lejuar të futet nën arsyetimin se duhet bërë analizat.
Por, pronarët e M-Sillosit bëjnë të ditur se tre herë me radhë iu kanë dërguar analizat për t’iu dëshmuar se gjithçka është në rregull.
Pas vendimit të Gjykatës, Tahiri: I gatshëm për përballje me pushtetin e korruptuar
Pas lirimit të të atit, deputeti i Partisë Socialiste, Saimir Tahiri ka deklaruar sot se nuk do të ndalet përballë korrupsionit dhe presioneve të kryeministrit Berisha ndaj tij.
Në një konferencë për shtyp, Tahiri theksoi se vendimi i sotëm i gjykatës tregoi se arrestimi ishte inskenim policor.
“Unë jam i vendosur për t’i qëndruar pranë familjes sime dhe për të kërkuar hetime. Por unë e siguroj Berishën se bashkë me kolegët e mi nuk përkulemi, por jemi të gatshëm të përballemi me këtë pushtet të korruptuar”,- tha Tahiri.
Projekti i PS, taksa progresive, pagat rriten mbi 3 mijë lekë në muaj
Pagat në arsim, shëndetësi dhe polici do të rriten mbi 3 mijë lekë të reja në muaj, nëse Partia Socialiste fiton në zgjedhjet e 23 qershorit. Një ngaekspertet më të rëndësishme të PS në fushën e financave, deputetja Mimi Kodheli ka zbardhur dje për opinionin skemën e re të tatimit progresiv mbi pagat bashkë me përfitimet përkatëse për secilën kategori të punonjësve.
Përfitimet
Debate në Kuvend: Berisha: Nuk bëj debat më Ramën. Ruçi: Jep llogari për dështimet e qeverisë
Seanca e sotme plenare është shoqëruar me debate mes opozitës dhe kryeministrit Sali Berisha për arritjet dhe premtimet e qeverisë.
Teksa diskutohej për shitjen e 50 % të aksioneve për ndërtimin e hidrocentralit të Devollit, deputetët e opozitës shprehën rezerva për marrëveshjen lidhur me zbatimin e saj. Damian Gjiknuri, deputeti i PS-së, kërkoi afatet se kur do të nisin realisht punimet për këtë vepër, pa harruar interesat e banorëve të kësaj zone.
Berisha: Taksa progresive do kulmonte informalitetin
Kryeministri Sali Berisha deklaroi në një takim me përfaqësues të biznesit të huaj në Shqipëri se taksa progresive do të ishte një akt pabesie ndaj tyre.
“Taksa progresive në Shqipëri do të kulmonte informalitetin, do të ishte mesazhi më i gabuar që do t’u jepnin investitorëve të huaj, do të ishte dhe akt pabesie ndaj jush. Taksa progresive do të ishte goditje shkatërrimtare,” tha Berisha.
Kryeministri deklaroi se investimet e huaja janë po aq të rëndësishme sa ajri në vendin tonë.
Arvizu: Zgjedhjet, përgjegjësi e qeverisë
SHBA nuk do të kursehen së ndihmuari Shqipërinë në zhvillimin e zgjedhjeve, por përgjegjësia e suksesit të tyre piksëpari qëndron mbi qeverinë e më pas forcat politike dhe tek të gjithë aktorët pjesmarrës në to.
Ky ishte mesazhi që përcolli ambasadori Alexander Arvizu gjatë prezantimit të një pakete asistence me vlerë mbi 1 milion dollarë në kuadër të mbështetjes amerikane për zgjedhjet e qershorit.
Kuvend, pritet votimi i dekreteve të Nishanit
TIRANE- Kuvendi i Shqipërisë pritet te miratoje sot tre dekretet e presidentit Nishani për anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese.
Dekretet u kaluan vetem me votat e maxhorances ne komisionin e Ligjeve, nderkohe qe opozita e cilesoi procesin antikushtetues dhe nuk mori pjese ne votim. Opozita deklaroi se ne Kuvend jane sjelle më parë dekretet e ish- presidentit Topi për këto emërime, të cilat kuvendi nuk i mori asnjëherë në shqyrtim.
Bie akuza për kontrabandë barnash ndaj Tahirit