Arkiv-Lajme të përditësuara
Durrës, zjarr i fuqishëm në një magazinë
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë paraditen e sotme një magazinë bimësh mjekësore, në Shkozet të qytetit të Durrësit.
Flakët kanë përfshirë objektin, pjesë e një blloku magazinash në këtë zonë, ku ndodhej e magazinuar një sasi sherebeli.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikëset të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe shmangien e përhapjes së zjarrit në magazinat e tjera ngjitur me atë në flakë.
Luhet Shqipëri- Lituani, Meha, Çani e Basha 3-0
UPDATE- Pas fitores me Norvergjinë, kombëtarja shqiptare kthehet në Qemal Stafa ku në këto momente është duke luajtur ndeshjen miqësore me përfaqësuesen e Lituanisë.
Pjesa e pare eshte mbyllur me rezultatin 3-0. Me nje supergol nga distanca, nga rreth 30 metra, Alban Meha ka kaluar Shqiperine ne avantazh 1-0 ne minuten e ’32. Pesë minuta me vone perfaqesuesja jone ka dyfishuar rezultatin me ane te Edgar Çanit dhe me pas Basha ne minutën e 43 e ka çuar rezultatin ne 3-0.
Miratohet projekt ligji për heqjen e tatimit mbi të ardhurat
Projekt ligji për heqjen e tatimit mbi të ardhurat personale deri në 30 mijë lekë, u miratua sot vetëm me votat e maxhorancës nga Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave. Deputetët socialistë e kundërshtuan si një nismë elektorale. Ndryshimet e shpeshta në ligjet fiskale, sipas deputetit të PS-së, Arben Malaj ish ministër i Financave, kanë efekt negativ tek biznesi. Malaj e konsideroi zellin e deputetëve demokratë si spontanitet shqetësues për një nismë që ka efekt electoral.
Procesi i legalizimit, Rama: Me Berishën në krye nuk përfundon as për 160 vjet
Partia Socialiste organizoi pasditen e sotme një tryezë kushtuar çështjes së legalizimeve me pjesëmarrjen e banorëve të ndryshëm që prej vitesh janë në pritje të procesit të legalizimit të banesave.
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama kritikoi punën e bërë deri tani nga qeveria e djathtë në këtë kuadër, duke theksuar se në 8 vjet qeverisje Partia Demokratike ka legalizuar më pak se 5 për qind të ndërtimeve pa leje dhe se kreu i qeverisë e përdor kartën e legalizimit sa herë që ka zgjedhje, pa dhënë një zgjidhje konkrete të problemit.
Sondazhi i SOROS: LSI humbi më shumë votues nga viti 2009, PS më pak. Gjysma e popullsisë, e papunë
Rrëzohen pretendimet e qeverisë për papunësinë dhe varfërinë në vend. shifrat janë tronditëse. Afro 37 përqind e familjeve jetojnë me më pak se 10 mijë lekë në muaj. Gjysma e të pyeturve janë të papunë
Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (Soros) ka publikuar rezultatet e një sondazhi në lidhje me preferencat politike të shqiptarëve.
Interesant është fakti se janë gjysma e shqiptarëve që nuk e ndjejnë veten pranë asnjë partie politike.
Dekretet, ndahen PD dhe PS
Tre dekretet e presidentit për emërimin e tre gjyqtarëve, Xhezair Zaganjorit në Gjykatën e Lartë dhe Besnik Imerajt e Gani Dizdarit në Gjykatën Kushtetuese, kanë ndarë demokratët dhe socialistët në komisionin e ligjeve.
Opozita e cilësoi proçesin antikushtetues, pasi sipas saj, me shqyrtimin e tre dekreteve të reja, Kuvendi po mbivendos dekretet e mëparshme të ish-presidentit Bamir Topi.
Trajnohet policia, OSBE: Plotësoni standardet. Burgaj: Rend e siguri. E drejta e votës, e shenjtë
TIRANE- Në Qendren e Formimit Policor në Tiranë filloi sot trajnimi i punonjësve të policisë për rolin e tyre në procesin zgjedhor.
Ambasadori i OSBE-se, Wollfarth ka kerkuar permbushjen e standardeve nga gjithë personat që përfshihen në procesin zgjedhor, ne te mire te ecjes perpara te vendit.
Inaugurohet memoriali i komunizmit, Berisha: Hoxha me vdekje të butë u siguroi shqiptarëve fat tragjik
Sot është inauguruar memoriali i izolimit komunist i titulluar “Postbllok”, i cili cilësohet si një objekt me mjaft vlera, që do të kujtojë një periudhë të rëndësishme të historisë.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha është shprehur se ky memorial na bën të kujtojmë këtë pjesë të rëndësishme të historisë edhe pse ajo është e errët.
“Duke kujtuar këtë pjesë të rëndësishme të historisë ne jemi më të qartë për të sotmen dhe për të ardhmen dhe sidomos për brezin e ri”, tha Basha.
Heqja e taksimit të dyfishte, nënshkruhet marrëveshja Shqipëri- Britani
Shqiptarët, një popull i mjerë, 37 për qind e familjeve, më pak se 10 mijë lekë në muaj
Një sondazh i publikuar sot në Tiranë, pjesë e Vrojtimit Social Europian zbuloi një situatë tragjike sa i përket të ardhurave të familjeve shqiptare, të ardhura që qenë matur për herë të fundit nga Instituti i Statistikave pesë vjet më parë, pra para fillimit të krizës ekonomike botërore.
