Luhet Shqipëri- Lituani, Meha, Çani e Basha 3-0

UPDATE- Pas fitores me Norvergjinë, kombëtarja shqiptare kthehet në Qemal Stafa ku në këto momente është duke luajtur ndeshjen miqësore me përfaqësuesen e Lituanisë.
Pjesa e pare eshte mbyllur me rezultatin 3-0. Me nje supergol nga distanca, nga rreth 30 metra, Alban Meha ka kaluar Shqiperine ne avantazh 1-0 ne minuten e ’32. Pesë minuta me vone perfaqesuesja jone ka dyfishuar rezultatin me ane te Edgar Çanit dhe me pas Basha ne minutën e 43 e ka çuar rezultatin ne 3-0.
Ndeshja e sotme konsiderohet si një test nga ana e De Biazit, ndaj dhe ai ka menduar të hedhë në fushë nga minuta e parë këta lojtarë; Berisha; Lila – Osmani – Mavraj – Dallku; Meha – Basha – Lilaj – Rama dhë në sulm dyshja Bogdani dhe Çani.
Debuton për herë të parë me fanellën kuqezi, futbollisti shqiptarë që luan në kampionatin spanjoll, Valdet Rama.
PANORAMA
Add new comment