Arkiv-Lajme të përditësuara

Kuvend, sot votohet marrëveshja për TAP

Postuar në 25 Mars, 2013 04:15

 

TIRANE- Kuvendi i Shqiperise miraton sot marrëveshjen trepalëshe, me Italinë dhe Greqinë për gazsjellësin TAP.

Lajmin per miratimin e marreveshjes per gazsjellesin e ka dhene vete kryeparlamentarja, Jozefina Topalli ne fundjave, duke e njoftuar ate permes nje postimi ne FB.

Halimi: Sot do testohen aftësitë e gjyqtarëve për Gjykatën Adminstrative

Postuar në 25 Mars, 2013 04:13

 

Ministria e Drejtësisë ka bërë me dije se sot do zhvillohet testimi i gjyqtarëve, të cilët do të jenë pjesë e Gjykatës Administrative. Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi është shprehur në rrjetin social “Facebook” se është hera e parë që në 10 vitet e fundit organizohet një testim për gjyqtarët në detyrë, duke shtuar se ky proces është prova më e qartë e vullnetit të mazhorancës për t’i promovuar gjyqtarët në bazë të meritës dhe vlerave.

Beteja PD-PS, stili i Obamës kundër Tony Blair

Postuar në 25 Mars, 2013 04:11

 

Ish-këshilltari i Tony Blair, Alastair Campbell merr përsipër fushatën e Partisë Socialiste. Tre ekspertët amerikanë të “Podesta Group” i japin betejës së tretë të Berishës, ngjyra nga fushata e Obamës. Si drejtohen shtabet elektorale dhe stërvitja e fytyrave të reja që do të dominojnë debatet publike

 

Borxhi u rrit 4 muaj para miratimit të ligjit

Postuar në 25 Mars, 2013 04:09

 

Borxhi u rrit 4 muaj para miratimit të ligjit

Dokumenti i Financave nxjerr zbuluar Boden. Borxhi për çdo shqiptar, 2300 euro

 

Më 26 nëntor 2012, Ministria e Financave prezantoi në Parlament projektligjin për ndryshimin e tavanit të borxhit publik, konkretisht nenin 58, sipas të cilit, kufiri i lejuar ishte deri në 60 për qind. Në mesin e muajit dhjetor, projekti kalon në Kuvend dhe më pas hyn në fuqi, duke lejuar sipas programit rritje të borxhit në 62.6 për qind për vitin 2013.

Doris Pack: Bëni zgjedhje të lira dhe pranoni rezultatin. I çuditshëm rikthimi i retorikës nacionaliste pas 20 vitesh

Postuar në 25 Mars, 2013 04:07

 

Ish-kryetarja e Delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore, Doris Pack, bën thirrje që udhëheqësit e partive politike në Shqipëri të organizojnë zgjedhje të drejta e të pranojnë rezultatin e tyre ndërsa tërheq vëmendjen se retorika nacionaliste është e dëmshme në rastin e Shqipërisë.

THAÇI I GATSHËM PËR TA INFORMUAR KUVENDIN

Postuar në 25 Mars, 2013 04:06

 

Kryeministri, Hashim Thaçi përmes një shkrese zyrtare dërguar Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka shprehur gatishmërinë për t’i informuar deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës për takimin e shtatë të zhvilluar në Bruksel.

Fyle e Kukan në Tiranë

Postuar në 25 Mars, 2013 04:05

“Just BE” është konferenca që ka nisur punimet në Tiranë dhe ku marrin pjesë komisioneri për zgjerimin në Bashkimin Europian, Stefan Fule dhe kreu i delegacionit të Parlamentit Europian për Ballkanin, Eduard Kukan. 

Ettore Sequi, ambasadori i BE-së në vendin tonë, theksoi në fjalën e hapjes se “integrimi në BE do të thotë për Shqipërinë më shumë punë, rritje ekonomike dhe më pak korrupsion”.

Thaçi nuk voton, s’ka pasaportë biometrike

Postuar në 24 Mars, 2013 14:20

 

Arratisja e 8 shqiptarëve nga burgu grek. Ja fotot dhe emrat!

Postuar në 24 Mars, 2013 14:19

 

Policia greke publikon fotot dhe emrat e 8 shqiptarëve të arratisur para dy ditëshn ga burgu i Trikalas në Greqi. Ata janë: Flaulant Luli, Edison Lika, Ilir Kupa, Marjan Kola, Klement Cala, Admir Murataj, Ermal Lita dhe Fatos Sulaj. 

Ngjarja

Dule: Zgjedhjet në rrezik nga militantët politikë nëpër komisionet e votimit

Postuar në 24 Mars, 2013 14:17

 

Kreu i partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule nga Korça, ku ishte i pranishëm në festimet e për 192 vjetorin e pavarësisë së Greqisë ka komentuar situatën aktuale parazgjedhore në vend, por nuk ka zbuluar asgjë lidhur me koalicionin e ardhshëm të PBDNJ pas shkëputjes nga PS.

Dule ka theksuar se zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë në rrezik serioz për shkak të militantëve partiakë që janë në komisionet zgjedhore çka ka bërë sipas tij, që në gjithë këto vite në Shqipëri të mos mbahen asnjëherë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara