Arkiv-Lajme të përditësuara
AK: Sulmi ndaj Top Channel ogur i zi, Berisha po i kthehet simptomave të ‘96
Aleanca Kuqezi ka mbledhur paraditen e sotme strukturat e degës së Tiranës, në prag të mbajtjes së kongresit të saj.
Eksponentët e Aleancës Kuqezi kanë dënuar sulmet që kryeministri Sali Berisha po u bën mediave që nuk ndjekin linjën editoriale të tij, në veçanti Top Channel.
“Qeveria po ushtron një presion të madh mbi median. Berishës po i rikthehen simptomat e vitit 1996. Kryeministri po ushtron dhunë verbale dhe fizike mbi kundërshtarët”, kanë deklaruar drejtuesit e AK.
Korrupsioni solli anulimin e tenderit të Albpetrolit
Agjencia e lajmeve “Oil Price”, një burim kryesor i lajmeve nga fusha e naftës dhe energjisë, shkruan se tenderi për Albpetrolin u anulua për shkak të korrupsionit.
Ata theksojnë se koha për tenderin ka mbaruar dhe një tender i ri do të mbahet pas zgjedhjeve.
Sipas kësaj agjencie, inteligjenca private e tyre kishte zbuluar se pas tenderit qëndronte Rezart Taçi dhe për këtë kishte informuar qeverinë shqiptare disa herë, por ata nuk e kanë vënë ujin në zjarr.
Berisha: Mbështetje fermerëve
Kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë paraditen e së shtunës në përurimin e një fabrike bimësh mjekësore, prej nga ka shprehur mbështetjen e tij për fermerët.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri ka theksuar se, kabineti i tij ka hartuar një kuadër ligjor tepër të përshtatshëm për këtë kategori biznesi, përmes një seri subvencionesh.
Maqedoni, filloi heshtja zgjedhore
SHKUP- Në Maqedoni ka hyrë në fuqi heshtja zgjedhore, nderkohe qe mbreme partitë i dhane fund fushatës për zgjedhjet lokale që do të mbahen neser.
Për 20 ditë fushatë partitë politike, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur shpalosën programet dhe platformat zgjedhore para elektoratit për të kërkuar votën dhe besimin e qytetarëve.
Zgjedhjet lokale do të mbahen në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. Në 2.976 vendvotime votën e tyre, sipas listës zgjedhore duhet ta japin 1.743.403 qytetarë.
Trazira në burgun e Trikalas në Greqi, plagosen 2 roje, arratisen 5 të dënuar shqiptarë
TRIKALA- Dy oficere te burgut te Trikalas ne Greqi jane plagosur me arme, nderkohe qe 5 te denuar, qe dyshohet se jane shqiptare jane arratisur.
Policia ka nisur kerkimet për kapjen e tyre në zonën rreth burgut, por ende nuk ka te dhena per rezultate. Situata gjatë natës në burg ka qenë tepër e vështirë, pasi një grup i armatosur ka sulmuar nga jashtë, ndërkohë që të shtëna janë dëgjuar edhe nga brenda burgut.
Rinisin kërkimet për Julian Çelën. Gjendet 1 batanije e ngjashme me atë që ka treguar Prrenjasi
Sot është dita e pestë që forcat e policisë kanë rinisur kërkimet për gjetjen e trupit të Julian Çelës, i cili sipas dëshmive të pedofilit Adrian Përrenjasi është hedhur në pikën e grumbullimit të plehrave në Sharrë. Deri tani kërkimet kanë rezultuar pa asnjë shenjë të trupit të vogëlushit, ndërkohë që Prrenjasi ka piketuar tre vende ku mund ta ketë hedhur trupin, pasi e ka vrarë. Nga kërkimet dy orësh është gjetur një batanije e kuqe, e ngjashme me atë që ka deklaruar Prrenjasi se kishte mbështjellë trupin e vogëlushit dhe e kishte hedhur në landfillin e Sharrës.
Kontradikta me Ramën, Zogaj: Do verifikoj nëse kam më arsye për të qenë në tryezën
TIRANË Diskutimi primar i Preç Zogajt me liderin e opozitës, Edi Rama nuk qëndron tek pjesëmarrja ose jo e tij në listat e kandidatëve për deputet të Partisë Socialiste. Siç shprehet edhe vetë Zogaj, atë nuk e emocionon më një karrige, pasi jeta politike mund
të bëhet edhe jashtë Kuvendit. Por ç’po ndodh mes tij dhe kryetarit të opozitës, Edi Rama, të cilit, Zogaj siç u shpreh mbrëmë, i ka falur bujarisht mjaft parime? Në një prononcim për gazetën “Mapo”, Zogaj nuk ka shumë përgjigje për të dhënë. Ai
EULEX zgjeron hetimet për trafikun e organeve, implikohen zyrtarë të lartë kosovarë
Prokurori i Bashkimit Europian ka shtuar më tepër akuza kundër shtatë kosovarëve lidhur me një skemë të trafikimit ilegal të veshkave, ndërsa ka shfaqur pretendime se të dyshuarit kryesorë ishin konsultuar me zyrtarë të lartë qeveritarë për planet për të kryer transplantime, raporton agjencia AP nga Prishtina.
Dean: Zgjedhjet duhet të pranohen nga të gjithë si të lira e të ndershme
http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
Diplomacia – Amerikanët kanë investuar përmes diplomacisë së tyre për të siguruar se zgjedhjet shqiptare të 23 qershorit të jenë të lira dhe të ndershme.
Selami: Do arrijmë një fitore të madhe më 23 qershor
Ish- kryetari i Partisë Demokratike, Eduard Selami, i pranishëm në koncertin festiv të organizuar nga PD me rastin e 21- vjetorit të fitores në zgjedhje, ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat.
“Shpresojmë që në zgjedhjet e 23 qershorit të arrijmë një fitore të madhe të Partisë Demokratike. Kjo do të jetë një fitore jo vetëm e Partisë Demokratike, por e gjithë Shqipërisë”, tha Selami.
TEMA