Arkiv-Lajme të përditësuara
SHKB: Në burgun e Fushë-Krujës 13 punonjës policie me diploma false
Një kontroll i ushtruar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, në burgun e Fushë-Krujës ka zbuluar se 13 prej punonjësve ishin me diploma false.
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve nga verifikimet e bëra në këtë institucion, konstatoi se të 13 punonjësit kishin depozituar diploma të falsifikuara të shkollës së lartë, ndërsa tashmë do të përballen me akuzat e falsifikimit të dokumentave shkollorë, thanë burimet e Ministrisë së Drejtësisë.
Dosja është dërguar në Prokurorinë e Tiranës për fillimin e procedimeve penale ndaj 13 efektivëve të policisë.
Tentohet të digjet qendra e internetit ku u pa për herë të fundit Julian Çela, asnjë kërkim për trupin
Dy ditë më parë është tentuar të digjet pika e internetit ku është parë për herë të fundit 11-vjeçari Julian Çela, i zhdukur që nga 30 nëntori i vitit 2012. Sipas policisë së kryeqytetit, ngjarja ka ndodhur pas rrëfimit të pedofilit Ardian Prrenjasi se kishte vrarë 11-vjeçarin Julian Çela, po atë ditë që e kishte rrëmbyer.
Mihal Delijorgji lë qelinë
Në orët e para të mëngjesit të sotëm mësohet se Mihal Delijorgji, një prej të dënuarve për tragjedinë e Gërdecit, ka fituar lirinë.
Delijorgji la qelinë në burgun e Vaqarrit pas vendimit të tre ditëve më parë nga gjykata e Tiranës, që i uli 70 ditë nga dënimi prej 3 muajsh, që i kishte mbetur.
Vetë ish-drejtori i fabrikës së demontimit të armëve apo avokati i tij, të kontaktuar nga Vizion Plus pohojnë lirimin, por nuk pranojnë ta komentojnë atë.
Rama: Fshati në mjerim
Në takim me banorë të tre komunave në Dibër, ku kryetari i PS-së Edi Rama ka vijuar prezantimin e programit për një Rilindje Shqiptare, është theksuar gjendja e vështirë në të cilën gjendet sot fshati.
Në bashkëbisedim me banorë të Maqellarës, Muhurit dhe Kastriotit, kryesocialisti riktheu në vëmendje të tyre premtimet elektorale të PD-së, që sipas tij jo vetëm që nuk u realizuan, por ndodhi pikërisht e kundërta.
Bashkia -Ramës: Ti e le Tiranën pa plan, Basha po mban premtimet
Bashkia e Tiranës ka reaguar ndaj deklaratës së kreut të PS, Edi Rama të bëra për rrugët, duke e akuzuar kreun e PS-së, se vetë ai e la Tiranën pa një plan urbanistik.
Topalli pritet nga D’Souza: Integrimi e ekonomia, dy shtyllat kryesore të axhendës parlamentare
Kryetarja e Kuvendit te Shqiperise, Jozefina Topalli ka marre mbështetjen e Britanisë së Madhe per anëtarësimin e vendit tone ne BE. Integrimi, fuqizimi i bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve, nxitja e vizitave zyrtare në të gjitha nivelet institucionale etj, ishin temat kryesore që Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe Baronesha D’Souza diskutuan në takimin e tyre miqësor.
Përgatitja e zgjedhjeve, ambasadorët e BE, takim me krerët e KQZ
Kreu i prezencës së Bashkimit Europian ne vendin tone, Ettore Sequi i shoqëruar edhe nga ambasadorë të vendeve të Bashkimit Europian ka zhvilluar ditën e sotme një takim me drejtuesit e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për procesin parapërgatitor të zgjedhjeve të qershorit.
Në takimin që ka zgjatur rreth dy orë, në ambientet e selisë së Delegacionit Europian kanë dëgjuar fillimisht nga kryetarja e KQZ-se, Lefterie Lleshi një përmbledhje të punës së institucionit më të lartë zgjedhor, që nga koha e konstituimit të tij, thanë për TCH burime nga ky takim.
Meta: Më 23 qershor do marrim një rezultat të jashtëzakonshëm. Çdo votë për LSI, investim për Shqipërinë
Ilir Meta ka zhvilluar një sërë takimesh në qarkun e Beratit. Gjatë fjalës së tij, Meta ka thënë se përmes fuqizimit të LSI-së, do të normalizohet parlamenti dhe do të përmirësohet klima politike në vend, sepse sipas tij, LSI ka filozofinë e bashkëpunimit dhe jo të konfliktit.
Sipas Metës, rezultati i jashtëzakonshëm më 23 qershor do të jetë një “ngjarje e sigurt”.
Meta ka thënë se çdo votë për LSI-në është një investim për një Shqipëri më të mirë, për një Parlament më normal, për një klimë politikë sa më të mirë.
TEMA
Ndërpriten kërkimet në Sharrë
Kërkimet për gjetjen e trupit të 11-vjeçarit të zhdukur Julian Çela mbetet i pezulluar, ndërkohë që Prokuroria po has gjithmonë e më shumë vështirësi në gjetjen e provave materiale për të akuzuar Ardian Prrenjasin për akuzën e vrasjes. Të gjitha dëshmitë e tij për vendngjarjet e supozuara nuk po japin rezultat.
Sigurimet e makinave, AMF: Masa për abuzuesit në treg
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare është rregullator i tregut të sigurimit, por nuk mund të diktojë çmime për kompanitë. Në një reagim për gazetën, AMF shprehet se ndërhyrja e tij si institucion më shumë lidhet me korrektësinë me të cilën kompanitë shlyejnë detyrimet ndaj qytetarëve për rastin e pagesës së dëmeve.
