Mihal Delijorgji lë qelinë

Në orët e para të mëngjesit të sotëm mësohet se Mihal Delijorgji, një prej të dënuarve për tragjedinë e Gërdecit, ka fituar lirinë.
Delijorgji la qelinë në burgun e Vaqarrit pas vendimit të tre ditëve më parë nga gjykata e Tiranës, që i uli 70 ditë nga dënimi prej 3 muajsh, që i kishte mbetur.
Vetë ish-drejtori i fabrikës së demontimit të armëve apo avokati i tij, të kontaktuar nga Vizion Plus pohojnë lirimin, por nuk pranojnë ta komentojnë atë.
Delijorgji kërkoi liri me kusht me argumentin se i ka mbetur vetëm pak kohë nga përfundimi i dënimit. Ndërsa 8 të dënuarit e tjerë kanë ende disa vite burg për të bërë, prandaj nuk i janë bashkuar një kërkese të tillë.
Pas vendimit të Apelit, u dënuan me burg 15 persona, por pas daljes së Delijorgjit vetëm 8 prej tyre janë aktualisht në qeli, pasi 6 të tjerë, që nuk u arrestuan kurrë, janë persona të shpallur në kërkim.
TEMA
Add new comment