Arkiv-Lajme të përditësuara

Parregullsitë në lista/ 100 vjeçarët ftohen të votojnë

Postuar në 20 Mars, 2013 14:52

 

Platforma elektorale e opozitës

Postuar në 20 Mars, 2013 14:49

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama priti në orët e pasdites së mërkurë në Selinë Rozë, krerët e partive aleate në koalicionin opozitar ku u prezantoi këtyre të fundit një projekt-platformë të bashkëpunimit elektoral dhe paszgjedhor. 

Takimi nisi rreth orës 16:30 minuta me dyer të mbylluara dhe zgjati pak më shumë se një orë. Në fund të tij, mbi hollësitë se cfarë u diskutua në tryezën ku morën pjesë 31 partitë e koalicionit qeveritar, para gazetarëve doli kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo. 

Policia bastis apartamentin e shefes së FMN-së. Hetime për kohën kur ishte kreu i Financave

Postuar në 20 Mars, 2013 07:39

 

Policia e Francës ka basistur apartamentin e shefes së Fondit Monetar Ndërkombëtar në Paris, Christine Lagarde, nën dyshimet se ajo ka keqpërdorur autoritetin e saj në kohën sa ka qenë ministre e Financave.

Mësohet se dyshimet kanë të bëjnë me një rast të vitit 2008, që përfshin biznesmenin Bernard Tapie.

Informacione të detajizuara nuk janë ende në dispozicion, ndërkohë që Lagarde mohon çdo keqbërje.

PANORAMA

Pranga 4 doganierëve, akuzohen për kontrabandë mallrash

Postuar në 20 Mars, 2013 07:37

 

Policia e ka arrestuar katër punonjës dogane (mes tyre një grua) dhe shoferi i një fugoni janë arrestuar në flagrancë nga policia për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, duke lejuar një automjet të kalonte me mall kontrabandë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme, ku pas informacioneve të marra, në aksin Tushemisht-Pogradec u kap në flagrancë mjeti Benz- fugon, i drejtuar nga Aleksandër Male, brenda të cilit gjendej një sasi prej 6070 kg mollë, të cilat kishin hyrë nëpërmjet doganës së Tushemishtit dhe dyshohet se janë kontrabandë.

Prokuroria-KLD: Të hetohet gjyqtarja Hoxha

Postuar në 20 Mars, 2013 07:19

 

PS, Gjermeni: Ky shtet nuk garanton më jetën e qytetarit, sistemi i drejtësisë, i paaftë

Postuar në 20 Mars, 2013 07:17

 

Deputetja socialiste, Eglantina Gjermeni në një konferencë për shtyp nga selia rozë deklaroi se ngjarjet e ndodhura ditët e fundit në vend tregojnë se sa e rënduar është situata e kriminalitetit në Shqipëri dhe se qeveria nuk garanton dot as sigurinë e fëmijëve nga mostra si Ardian Prrenjasi.

“Sot ky shtet nuk garanton sot asgjë, nuk na garanton se mund të grabitemi në rrugë, mund të na grabitet prona apo shtëpia, nuk na garanton dot se nuk mund të na vrasin në rrugë, nuk na garanton dot se ushqimet që hamë nuk do na bëjnë dëm”, tha Gjermeni.

Gjykata e Tiranës: Arrest me burg për pedofilin

Postuar në 20 Mars, 2013 07:14

Ka zgjatur rreth 10 minuta seanca gjyqësore ndaj Ardian Prrenjasit në Gjykatën e Tiranës. Gjykata vendosi masën e sigurisë arrest me burg për pedofilin, aktet e të cilit kanë shkaktuar reagim të ashpër në opinion. 

Pedofili Prrenjasi akuzohet për rrëmbimin dhe përdhunimin e 10-vjeçarit me iniciale A.S, ndërkohë që mësohet se gjatë seancës së sotme të zhvilluar me dyer të mbyllura i 45-vjeçari nuk ka folur por avokatja e tij mbrojtëse ka pranuar akuzën. 

Prokuroria është duke hetuar veçmas çështjen e rrëmbimit dhe zhdukjes së Julian Çelës. 

Flet gruaja e Prrenjasit: Zhduku Julianin kur ika unë

Postuar në 20 Mars, 2013 03:09

 

Valbona është vajza e madhe e 6 fëmijëve të Besnik e Lavdërime Pacit në Fushë-Çidhën të Dibrës. Për 20 muaj ka qenë e martuar, dhe pse jo zyrtarisht, me Ardian Prrenjasin. Ka fjetur me të, ka ngrënë me të, kanë diskutuar dhe faktin se mund të kishin një fëmijë në të ardhmen, por nuk ka ditur asgjë se kush fshihej në të vërtetë pas pamjes së burrit të saj. Herë pas here Valbona Paci përsërit refrenin: “Me mua është sjellë mirë”. Atë që ka ndodhur e ka marrë vesh nga policia kur i arriti në derë, sepse televizori në fshat nuk punonte.

“Ne në listat e PD-së? Nuk na intereson shkrirja e partisë”

Postuar në 20 Mars, 2013 03:07

 

  •  “Brenda kësaj mazhorance do të ketë edhe alternativa të ndryshme politike, qofshin këto të djathta, të qendrës apo edhe të majta.  Siç është rasti i LSI-së apo i PBDNJ-së”
  • “Ka vetëm një Parti Demokristiane, PDK-ja, pjesët e tjera, fraksionet janë thjesht dhe vetëm për tu përdorur nga segmente të tjera të politikës për diversione”

Plarent Shehu

-Intervistë me Kryetarin e PDK-së, Nard Ndoka

Skandali i pedofilisë/ “Zbatoni ligjin” dhe “ Unë nuk hesht” , protesta para Presidencës dhe KLD-së

Postuar në 20 Mars, 2013 03:04

 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara