Pranga 4 doganierëve, akuzohen për kontrabandë mallrash

Policia e ka arrestuar katër punonjës dogane (mes tyre një grua) dhe shoferi i një fugoni janë arrestuar në flagrancë nga policia për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, duke lejuar një automjet të kalonte me mall kontrabandë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme, ku pas informacioneve të marra, në aksin Tushemisht-Pogradec u kap në flagrancë mjeti Benz- fugon, i drejtuar nga Aleksandër Male, brenda të cilit gjendej një sasi prej 6070 kg mollë, të cilat kishin hyrë nëpërmjet doganës së Tushemishtit dhe dyshohet se janë kontrabandë.
Të arrestuarit Gentjan Bici, 43 vjeç, punonjës dogane; Alfred Bull 48 vjeç, për veprën penale “Kontrabandë nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”; Fatjon Kodra, 47 vjeç, për veprën penale “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal; Aleksandër Male, mosha 21 vjeç, shoferi i mjetit, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”, si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen Alma Tora, 43 vjeç, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”. Në cilësinë e provës materiale u bllokua malli dhe mjeti i transportit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.
SHEKULLI
Add new comment