Arkiv-Lajme të përditësuara

Ngjarjet në Kavajë, Avokati i Popullit: Policia ka tejkaluar kompetencat

Postuar në 19 Mars, 2013 03:28

 

Avokati i Popullit vlerëson në ngjarjet e ndodhura në qytetin e Kavajës në datat 10 dhe 16 mars 2013, policia ka tejkaluar kompetencat e saj duke ushtruar dhunë ndaj protestueve të cilët ishin mbledhur në mbështetje të kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi.

Nishani do të zgjedhë anëtarët e Kushtetueses pa u mbaruar mandati. Ruçi: Po shkel ligjin

Postuar në 19 Mars, 2013 03:27

 

Kryetari i shtetit, njëkohësisht kryetar i KLD-së, Bujar Nishani priti në takime të veçanta mbajtur në selinë e Presidencës përfaqësues të 6 partive parlamentare, duke lënë sërish jashtë tryezës partinë e ish-presidentit Bamir Topi që përfaqësohet me 1 deputet në Kuvend, ashtu si PBDNJ apo PR-ja.

ZGJEDHJET NË TETOR

Postuar në 19 Mars, 2013 03:24

 

Ideja për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme dhe atyre lokale në të njëjtën ditë përfundimisht ka rënë poshtë. Burime të Express thonë se zgjedhjet lokale do të mbahen në fillim të tetorit të këtij viti. Kjo periudhë preferohet nga gjitha partitë, të cilat nuk duan zgjedhje në mot të keqe dhe ditë të shkurtra.

Qytetarët e Kosovës do t’u drejtohen kutive të votimit në tetor të këtij viti për të zgjedhur kryetarët dhe asambletë lokale.

Mesha përuruese e Papa Françeskut

Postuar në 19 Mars, 2013 03:23

Papa Françesku i Pare u betua perpara Zotit, ne nje ceremoni solemne ne Vatikan, perpara qindra mijera te pranishmeve dhe 150 liderave te shteteve. 

I pari Pape i zgjedhur nga nje vend i Amerikes se Jugut, Françesku pershendeti me pare, gjate se martes, qindra mijera te pranishmit entuziaste, ne rrugen e pershkruar me nje makine te hapur nga sheshi i Shen Pjetrit, ne baziliken e famshme ku nisi ceremonia.

Inaugurimi i Papës, Berisha dhe Topalli në Romë

Postuar në 18 Mars, 2013 12:57

 

Delagacione nga 130 vende të botës pritet të marrin pjesë në inaugurimin e Papa Fraçeskut të Parë, i cili këtë të henë pati edhe takimin e tij të parë me një drejtues të lartë shteti, me bashkëkombasen e tij, Presidenten argjentinase, Cristina Fernandez.

Roma po përgatit festimet e së martes, ku do të jenë pjesëmarrës më shumë se 30 drejtues shtetesh, përfaqësues të besimeve të tjera dhe personalitete të shumë fushave.

Rama, biznesit fason: Ne do vendosim rregulla të vlefshme dhe të barabarta

Postuar në 18 Mars, 2013 12:55

 

Paraditen e sotme, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka zhvilluar një vizitë pune në një biznes fason në kryeqytet. 

I shoqëruar dhe nga Sekretari për Sipërmarrjen, Arben Ahmetaj, si dhe anëtarët e grupit të punës për programin, Ilir Beqja e Gent Gazheli, kryesocialisti është njohur me kushtet e punës, ka takuar punonjëset e kësaj fabrike prodhimi veshjesh, e më pas është ulur e ka biseduar gjatë me drejtuesit e këtij biznesi.

PLL: Të rikthehet dënimi me vdekje

Postuar në 18 Mars, 2013 12:52

Zërat e qytetarëve për rikthimin e dënimit me vdekje pas rasteve të fundit të krimeve tronditëse janë mbështetur edhe nga Partia Lëvizja e Legalitetit. “Kjo është një kambanë e fortë që tregon se këto krime nuk mund të minimizohen me mjetet që shteti dhe shoqëria kanë aktualisht në dispozicion” shprehet PLL në një deklaratë për shtyp. Sipas kësaj partie  dënimi në proporcion me krimin e kryer është i drejtë, i justifikuar dhe parandalues.

Kuvendi miraton projektligjin për armët, PS kundër: Po armatoseni para fushatës

Postuar në 18 Mars, 2013 12:51

 

Kuvendi ka miratuar me 66 vota pro dhe 56 ndryshimet në Ligjin e Armëve, të propozuar nga Ministria e Brendshme që parashikon pajisjen me armë të zyrtarëve të lartë të shtetit

Propozimi i ministrit të Brendshëm ka sjellë kundërshtimin e menjëhershëm të socialistëve në sallën e kuvendit, që e kanë konsideruar si tendencioz miratimin e këtij ligji në prag të fushatës elektorale.

Sipas deputetëve të PS, ky projektligj liberalizon tregun për shitjen e armëve.

Alarmi i vëzhguesve vendorë: Po vërehen lëvizje të shumta të popullatës

Postuar në 18 Mars, 2013 12:50

 

Raporti i parë për procesin e përgatitjes së zgjedhjeve të 23 qershorit identifikon Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si institucionin më problematik.

Koalicioni i vëzhguesve vendorë në raportin e ndërmjetëm nga 21 rekomandime në total, 12 ia ka kushtuar KQZ-së, që sipas tyre në këto muaj ka treguar performancë të ulët dhe mungesë profesionale, ndërkohë që nuk kane munguar edhe ndikimet politike në punën e 7 anëtarëve.

Nacionalizmi, Fyle kritikon Tiranën

Postuar në 18 Mars, 2013 12:48

Nga Beogradi, ku po qëndron në vizitë zyrtare, komisioneri për Zgjerimin Stefan Fyle ka kritikuar në faqen e tij në Twitter retorikat nacionaliste të Tiranës. 

“Shqipëria tregon “kreativitet”. A është nacionalizmi, në formën që e dëgjojmë nga Tirana, vërtet i bazuar në vlera euroatlantike?”, ngre pyetjen retorike Stefan Fule, me ironi në lidhje me kreativitetin, të cilin e ka përfshirë në thonjëza. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara