Arkiv-Lajme të përditësuara

Topalli: Rezultatin më spektakolar do e shënojmë në Fier

Postuar në 16 Mars, 2013 15:01

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka deklaruar në një intervistë për ABC Neës, se rezultatin më spektakolar Partia Demokratike do e shënojë në Fier, qarkun që voton me diferencë të theksuar të majtën.

“Rezultati më spektakolar ka për të qenë në Fier. Nuk mund të përdorësh Fierin si pretekst antieuropian, jo vetëm për ndryshimet, por thelbësisht për atë që synojmë të bëjmë, një Shqipëri me rroga ku e arsimtarit shkon në 700 dollarë”, tha ajo.

Shqipëria strehon 210 muxhahedinë

Postuar në 16 Mars, 2013 14:59

Shqipëria do të strehojë me statusin e refugjatit 210 shtetas iranianë. Premtimi për strehimin e tyre është dhënë nga Kryeministri Sali Berisha dhe duket se është rezultat i bisedimeve disamujore mes Tiranës zyrtare dhe Uashingtonit.

Rama: 200 të djathtë dibranë i bashkohen Rilindjes. Vota për PD ka sjellë rrënim

Postuar në 16 Mars, 2013 08:05

 

Kreu i PS-se, Edi Rama njofton ne profilin e tij ne Twitter se ne vijim te turit te tij ne rrethe, ben ndalesen e radhes ne Maqellare, Muhur e Kastriot.

Sipas Rames, ne keto zona vota e dhene per PD ka sjelle vetem rrenim, nderkohe qe njerezit kerkojne rilindje.

“Maqellare, Muhur, Kastriot, aty ku vota per PD  me vite ka sjelle vetem rrenim te metejshem dhe ku njerezit duan rilindje per token e per rinine”- shkruan Rama.

Biznesi kundër Berishës për tatimet dhe TVSH-në

Postuar në 16 Mars, 2013 08:03

 

  • Mblidhet Task Forca për Reformën Rregullatore për lehtësimin e barrës administrative të biznesit, kryeministri përballet me ankesat e biznesit 

Ornela Manjani 

12 qarqet, beteja PS-PD në emra dhe vota

Postuar në 16 Mars, 2013 08:01

 

Çfarë po ndodh në 12 qarqet elektorale të vendit, 100 ditë para zgjedhjeve? Cilat janë shifrat e 2009-s dhe mundësitë për ndryshim të rezultatit? Emrat e vjetër dhe të rinj që janë të sigurt në lista dhe qarqet që do të vendosin fatin e 23 qershorit.  MAPO analizon të 12 zonat, duke përballur shifrat zyrtare të 2009-s me objektivat e tre koalicioneve që priten të jenë në garë dhe zbulon kandidatët kryesorë në gjithë vendin

 

Kavajë, vdes njeri nga protestuesit që mbështeti Elvis Roshin, dyshohet nga dhuna e policisë

Postuar në 16 Mars, 2013 07:59

 

Një nga protestuesit e ndaluar dhe dhunuar nga policia gjatë protestës së organizuar në Kavajë kundër arrestimit të kryebashkiakut Elvis Roshi, ka gjetur vdekjen.

Ruzhdi Aliu, 47 vjeç, ishte një nga 7 personat e arrestuar gjatë protestave para komisariatit të Kavajës dhe mësohet se është mbajtur në paraburgim për dy ditë.

Sipas avokat të kreut të bashkisë së Kavajës, Plarent Ndreca, 47 vjeçari ka gjetur vdekjen si pasojë e dhunës së ushtruar nga policia.

Ku i ka çuar Ruli 12 miliard lekët që thotë se i ka përdorur kundër përmbytjeve?

Postuar në 16 Mars, 2013 07:58

 

Pothuajse për të gjithë vitin 2011, siç e tregojnë tabelat zyrtare të buxhetit të Ministrisë së Bujqësisë është punuar për zonat përreth Shkodrës dhe Lezhës, rajone të cilat morën më shumë se gjysmën e investimeve për këtë sektor. Në dokumente thuhet se: “Në vitin 2011, u përfunduan të gjitha ndërhyrjet e anti- përmbytjeve të fazës emergjente për zonën e Shkodrës dhe Lezhës me një vlerë rreth 1.2 miliard lekë”.

PRISHTINA DHE BEOGRADI MUND TË PAJTOHEN

Postuar në 16 Mars, 2013 04:28

 

Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka shfaqur bindjen se Prishtina dhe Beogradi mund të arrijnë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

“Mendoj se është e mundur të arrijnë marrëveshje. A janë të gatshme ose jo, do të varet prej asaj se a do të gjejmë mënyra për t’i tejkaluar disa probleme të vështira që ato kanë”, ka thënë Ashton, siç transmeton Evropa e Lirë.

Tjetër gjyqtare nën akuzë

Postuar në 16 Mars, 2013 04:27

Një tjetër skandal në gjyqësor pritet të bëhet objekt i mbledhjeve në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, ku Prokuroria kërkon pezullimin e gjyqtares Teuta Hoxha, e cila dyshohet të ketë shpërdoruar detyrën në një proces gjyqësor për cështje pronash. 

Gjyqtarja është vënë më herët nën hetim nga task forcë e kryeqytetit dhe tashmë pritet shkarkimi nga detyra, në rast se Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla miraton kërkesën e Prokurorisë së Tiranës. 

Rama përplaset me simpatizantë në Bulqizë Mesazhi në Twitter: Takime superentuziaste

Postuar në 15 Mars, 2013 14:36

 

BULQIZE- Një incident është shënuar mbrëmjen e sotme gjatë një aktiviteti të Partisë Socialiste në Bulqizë, ku ndodhej i pranishëm edhe Edi Rama.

Ndërsa kishte marrë fjalën, Shkëlqim Cani, e gjithë salla është ngritur duke thirrur emrin e zotit Ardit Kaja.

Pas disa minutash, mësohet se ka qenë vetë kreu i PS-së, Edi Rama i cili ka ndërhyrë duke qetësuar disi situatën.

Rama u ka kërkuar simpatizantëve të PS-së të dalin jashtë dhe te mos fishkellejne, duke u thene se kete gje mund ta bejne ne mitingjet e Berishes.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara