Arkiv-Lajme të përditësuara
Skandali me konçesionin e karburanteve
Kontrata që i jep monopolin e ngjyrosjes së karburanteve një kompanie private vishet me dyshime të tjera që marrin trajtën e një skandali shtetëror. Një ditë më parë Këshilli i Ministrave publikoi në faqen zyrtare vendimin për miratimin e kontratës duke ja dhënë shoqërisë “Global Fluids” monopolin e markimit të karburanteve për dhjetë vitet e ardhshme.
Raporti i Halimit, 37 prokurorë me shkelje
Ministria e Drejtësisë akuzon Prokurorinë se nuk ka marrë parasysh rekomandimet e saj për procedimin e prokurorëve. Ministri Eduard Halimi ka dorëzuar pak ditë më parë në Parlament raportin vjetor të inspektimeve të kryera në organin e akuzës për periudhën 1 shkurt 2012 – 1 shkurt 2013.
Sipas këtij raporti, gjatë periudhës së raportimit janë ushtruar 8 kontrolle, 3 nga të cilat të planifikuara dhe 5 kontrolle mbi bazë ankese. Kontrollet e ushtruara kanë inspektuar veprimtarinë e 9 prokurorive të shkallës së parë dhe veprimtarinë e të paktën 51 prokurorëve.
Reshje dhe erë, probleme në porte
Reshjet e shiut dhe era e forte ka shkaktuar probleme ne portin e Durresit dhe te Vlores, nderkohe qe ne zona te tjera ka pasur rreshqitje dherash.
Për shkak të erës së fortë dhe forcës së dallgëve qe e ka bere shume te veshtire lundimin ne det, kapiteneria e porteve ne Durres e Vlore ka keshilluar peshkarexhat te mos dalin ne det.
Mesohet se në portin e Vlorës është pezulluar përkohësisht linja e trageteve Vlorë-Bari. Nderkohe qe ne Durres, raportohen vonesa të disa trageteve të linjës Bari-Durrës.
PANORAMA
Rama në Elbasan: Tradita e Ditës së Verës mposhti motin
Lideri socialist Edi Rama ndodhet në qytetin Elbasanit, ku i ka uruar të gjithë qyqarëve ketë festë që paralajmëron ardhjen e verës. Kreu i socialistëve tha se, edhe pse ditë me shi, tradita e mposhti motin e keq.
vijon...
SHEKULLI
Braçe: Lista e kandidatëve të PS të votohet brenda partisë
Deputeti i PS: “Në opinionin tim do të duhet që të përfaqësohen shtresat dhe kategori sociale që duhet të mbrojnë interesat e tyre, brenda koalicionit, pse jo punëtor, pse jo sipërmarrës që janë jashtë suazës së klientelës politikës. Ata që kanë ngritur biznesin me djersën e ballit, pa interesa politike, koncesione e tendera.”
Drejtori i Zbulimit Kombëtar të SHBA-së, paralajmërim për zgjedhjet
Institucioni - Agjencia e Zbulimit Kombëtar është institucioni që koordinon të gjitha agjencitë amerikane të inteligjencës
Kongresi - Marrja e një raporti për Kongresin pritet që të sjellë një rezolutë apo një dokument legjislativ
Qeveria - Me miratimin e një dokumenti nga Kongresi, administrata “Obama” është e detyruar ta zbatojë
Uashington - James Clapper i paraqet Kongresit një raport të hollësishëm për Ballkanin, ku përmendet dhe Shqipëria
Paratë e marra nga HEC-et do shkojnë për të shlyer borxhet e rrugëve. Do përdoren pa u arkëtuar ende
Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, paratë që do të marrë qeveria nga privatizimi i katër hidrocentraleve, do të shkojnë për borxhet që ka qeveria për ndërtimin e rrugëve.
Ende pa u futur në arkën e shtetit, është bërë ndarja e fondit prej 120 milion dollarë.
Të ardhurat nga privatizimet e 4 hidrocentraleve do të fillojnë të përdoren para se ato të arkëtohen në buxhet
Siç raporton Panorama, 90 milion dollarë do të shkojnë për investimet në rrugë, por jo për të hapur projekte të reja, por për pagimin e punimeve të nisura, ose që kanë përfunduar.
Ashton: Përparim i dukshëm në dialog
(E plotësuar) Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, takuan sot Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, baroneshën Catherine Ashton.
Në takim morën pjesë edhe ministrja e integrimeve evropiane, Vlora Çitaku dhe koordinatori politik në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, Blerim Shala.
Bota zgjohet me Papën e ri
E gjithë bota është zgjuar të enjten me atin e ri të shenjtë, Papa Françeskun, i cili e ka nisur ditën me një lutje në Bazilikën Shën Mëria e Madhe.
Papa është lutur në Kapelën Paolina, përpara imazhit të Madonna Salus Populi Romani dhe më pas është spostuar në Kapelën Sistine të së njëjtës bazilikë, ku është lutur sërish. Në fund, ai është ndalur tek varri i Shenjtorit Pio V.
Papa i ri, Jorge Mario Bergoglio, Papa Francesco
Nga Kapela Sistine doli tymi i bardhe dhe menjehere me pas rane kembanet e bazilikes se Shen Pjetrit.
Bota ka tashme Papan e ri, emri i te cilit ende nuk dihet.
Qe prej të martës, 115 kardinalët u izoluan për herë të parë në Kapelën Sistine të Vatikanit, ku vetem pas votimit te trete kane mundur te zgjedhin e Papan e ri.
Mbledhja e fshehtë ndodh një muaj pasi Papa Benedikti XVI ka dhënë dorëheqje, duke u bërë papa i parë në 600 vjet që heq dorë nga detyrat.