Arkiv-Lajme të përditësuara

Berisha: Në katër vitet e ardhshme rroga e mësuesve 700 dollarë

Postuar në 12 Mars, 2013 08:53

Arsimi professional dhe konsolidimi i tij mbetet një nga prioritetet kryesore të qeverisë katër vitet e ardhshme bëri me dije Kryeministri Sali Berisha gjatë inaugurimit të shkollës së mesme profesionale në Kamëz .  “Ne do bëjmë gjithçka që çdo i ri të përshtatet me kushtet e reja të tregut. 4 vitet që vijnë do jenë vitet e cilësisë të sistemi tonë arsimor të shkollimit të nxënësve tanë në arsimin parauniversitar dhe universitar. Kemi arritur gjatë 7 viteve të fundit të kapim nivelet më të larta në ndjekjen e shkollave.

Meta mbështet Berishën:16- vjeçarët të votojnë, por duhet konsensus i palëve

Postuar në 12 Mars, 2013 08:51

 

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka mbështetur propozimin e aleatit të tij kryeministrit Sali Berisha për uljen e moshës së votimit në 16 vjeç.

Elvis Roshi transportohet për në Kavajë, pritet masa e sigurisë

Postuar në 12 Mars, 2013 08:50

 

Kreu i bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi lë dhomat e izolimit në Drejtorinë e Policisë së Tiranë dhe është transportuar për në Kavajë, ku do të paraqitet në gjykatë për vlerësimin e masës së sigurisë.

Roshi akuzohet për kanosje dhe goditje për shkak të detyrës ndaj trajnerit të Tiranës, Nevil Dede, kundërshtim të punonjësve të policisë dhe për mosbindje ndaj urdhërit të uniformave blu.

Rama u kërkon deputetëve: Intensifikoni komunikimin me elektoratin

Postuar në 12 Mars, 2013 08:49

 

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryetari Edi Rama u kërkoi deputetëve që të intensifikojnë takimet me qytetarët, qoftë përmes rrjeteve sociale, qoftë edhe drejtpërdrejt.

“Axhenda e secilit prej nesh është një kusht i patjetërsueshëm për suksesin. Komunikimi përmes rrjeteve sociale është domosdoshmëri nga çdo deputet për të rritur shkallën e informimit dhe për ta ulur efektin e dizinformimit të medias së pushtetit. Ja pse kontaktet e drejtpërdrejta janë rruga më e mirë dhe e pazëvendësueshme për të përçuar në çdo familje programin tonë”, tha Rama.

KOMUNA E PRISHTINËS, NJË DEKADË KORRUPSION

Postuar në 12 Mars, 2013 08:48

 

Preportr.com ka kryer një hulumtim rreth korrupsionit në Komunën e Prishtinës. Raporti inkriminon kreun e Prishtinës dhe të LDK’së, Isa Mustafën dhe ish-Presidentin Fatmir Sejdiun. Autorë të tekstin janë Visar Duriqi dhe Qëndrim Bunjaku. Gazeta Express sjell të plotë këtë raport.

KRYESORET VENDI KOSOVA RAJONI BOTA SPORT SHOW BIZ LIFESTYLE VIDEO “Kandidatët, jo lidhje me krimin”

Postuar në 12 Mars, 2013 08:47

'Forumi Civil 2010' i kërkon kryetarëve të partive politike në vend, të zgjedhin kandidatë për deputetë njerëz me integritetit, duke shmangur te inkriminuarit apo emra qe lidhen me korrupsionin. 

Në këtë deklaratë të tyre, ish-presidentët Alfred Moisiu, Rexhep Meidani dhe emra të tjerë të njohur të shoqërise civile, shohin si shkak të shumëfishimit të kriminalitetit dhe korrupsionit në vend, pikërisht lidhjet e këtyre fenomeneve me drejtues dhe funksionare te larte te shtetit.

Ngritja e KZAZ-ve, PS përgënjeshtron KQZ-në

Postuar në 11 Mars, 2013 12:54

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Partia Socialiste shkëmbyen sot akuza në distanca sa i përket afateve ligjore për paraqitjen e propozimeve nga partitë politike për anëtarët dhe sekretarët KZAZ-ve.

Në një deklaratë të saj, KQZ tha se kanë paraqitur propozimet e tyre brenda afatit ligjor, që është data 8 mars, PD, LSI dhe PBDNj, ndërsa PS deri në momentin që flasim nuk ka paraqitur asnjë propozim me dokumentet përkatëse.

“Enver Hoxha krijoi mitin e Stalinit, ai nuk e njihte Shqipërinë”

Postuar në 11 Mars, 2013 12:52

 

Klubi i Futbollit Tirana: U godit institucioni dhe miqësia me qytetin e Kavajës

Postuar në 11 Mars, 2013 12:51

 

Klubi i Futbollit të Tiranës reagoi sërisht sot në lidhje me incidentin e ndodhur në Kavajë. Sipas  Luigj Bytyci anëtar i Bordit të KF Tiranës, dje u godit institucioni dhe miqësia me qytetin e Kavajës”, thotë ai. , “Kjo nuk është çështje që ka lidhje me shqiptarizmin”, tha ai . Sipas anëtarit tjetër të këtij klubi  Sulejman Mema nuk janë futbollistët, por drejtuesit që njollosin futbollin.  “Problemet vijnë nga drejtues klubesh pa kulture”, tha Mema. Ai shtoi më the se me aktë akt është goditur institucioni i Tiranës.

  MAPO

50-vjetori i Azem Hajdarit, Berisha: Tribun lirie. Nishani e nderon me ‘Urdhrin e Flamurit’

Postuar në 11 Mars, 2013 12:50

 

Me rastin e 50-vjetorit të lindjes së Azem Hajdarit, pasditen e së hënës në Qytetin Studenti, në Tiranë, është zhvilluar një ceremoni në nder të tij.

I pranishëm në këtë eveniment, kryeministri Sali Berisha ka kujtuar figurën e Hajdarit, duke e vlerësuar atë si tribunin e lirisë dhe demokracisë shqiptare.

“Jemi sot këtu për të festuar 50-vjetorin e një prej figurave më të njohura. Emri i Azem Hajdarit sot është i shkruar me germa të arta”, ka deklaruar Berisha, i cili ka kujtuar veprimtarinë e njeriut që dikur ishte nga njerëzit më të ngushtë të tij.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara