Arkiv-Lajme të përditësuara

Raporti britanik: Dështimi i zgjedhjeve rrezikojnë investimet

Postuar në 15 Mars, 2013 06:04

 

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

Amerikanët - Agjencitë amerikane të zbulimit në një raport të paraqitur Kongresit të SHBA-së theksojnë rrezikun që zgjedhjet e 23 qershorit të jenë problematike

Byroja për Sigurinë Diplomatike në SHBA: Krimi është rritur në Shqipëri, problem rrugët e këqija dhe shëndetësia

Postuar në 15 Mars, 2013 06:02

 

Çfarë u rekomandon agjencia e përbashkët e sipërmarrjeve private dhe Departamentit të Shtetit, amerikanëve që vendosin të vizitojnë Shqipërinë

Nga Lindita Çela

 

DACIC: PRISHTINA VËSHTIRË SE DO TË LËSHOJË PE

Postuar në 15 Mars, 2013 05:57

 

Prishtina vështirë do të lëshojë pe sepse e ka mbështetjen e SHBA-së ka thënë kryeministri i Serbisë Ivica Dacic në një intervistë për Veçernje Novostin, duke komentuar bisedimet që po zhvillohen ne mes tij dhe kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçit në Bruksel.

Ai ka thënë se në Bashkimin Evropian mendojnë se Serbia do të bëjë gjithçka është e mundur për të marrë datën.

Përmbytje në Shkodër, Fier e Vlorë

Postuar në 15 Mars, 2013 05:56

Dyfishimi i shkarkimeve nga hidrocentrali i Vaut të Dejës ka përkeqësuar gjendjen gjatë natës, ndërsa uji vazhdon të “shtrijë territoret” e tij në Qarkun e Shkodrës. 

Nga raportimet zyrtare mësohet se mëngjesin e së premtes ndodhet nën ujë pjesërisht qyteti i Shkodrës.

Zonat e përmbytura janë lagjet Bahçallëk, Ajasëm, Mark Lulaj dhe Pedonalja. Nën ujë dhe me qindra familje të izoluara ndodhen në disa komuna pranë qytetit.

Majko mbështet kandidatin shqiptar për Kërçovën

Postuar në 14 Mars, 2013 13:51

 

TIRANE- Ish kryeministri i Shqipërisë, deputet i Partisë Socialiste, Pandeli Majko ka shprehur mbështetje publike për kandidatin e BDI-së për komunën e Kërçovës në Maqedoni.

Zgjedhjet lokale në Maqedoni mbahen më 24 mars, dhe Majko shkruan në Facebook; “Kërçova për herë të parë mund të drejtohet nga një shqiptar. Të tjerat i dini vetë…”

Moti keq, rrufeja vret një person. Hapen portat e 4 HEC-eve, dhjetëra hektarë tokë nën ujë

Postuar në 14 Mars, 2013 13:49

 

Reshjet e shumta kanë shtuar rrezikun për përmbytje në Lezhë, Milot dhe Shkodër, pasi prurjet e shumta të lumenjve kanë detyruar hapjen e portave të disa HEC-eve.

Reshjet e shumta të rëna gjatë ditëve të fundit kanë tejmbushur rezervuarët, prandaj është parë e arsyeshme që të hapen portat e hidrocentralit të Ulzës dhe Shkopetit.

Sipas informacioneve më të fundit nga Hidrocentrali i Shkopetit derdhen 350 m³/sec, ndërsa nga i Ulzës derdhen 300 m³/sec dhe të dy HEC-et punojnë me kapacitet të plotë. 

Incidenti në Kavajë, ndëshkohet Dede, reagon KFT: Vendimi mbështet dhe stimulon dhunën

Postuar në 14 Mars, 2013 13:48

Pas vendimit të  Komisionit të Dispilinës për të përjashtuar nga dy ndeshje tranierin e Klubit të Futbollit të Tiranës Nevil Dede pas incidentit më Kryetarin e Bashkisë së Kavajës Elvis Roshi reagon  Klubi i Futbollit Tirana .

Berisha në Samitin e Brukselit: Denoncova përpjekjet e opozitës për të demonizuar zgjedhjet

Postuar në 14 Mars, 2013 13:47

 

Kryeministri Sali Berisha ka komentuar sot në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, pjesëmarrjen e tij në Samitin e EPP në Bruksel. Në postimin e tij në rrjetin social kryeministri thekson se ka garantuar të pranishmit për vendosmërinë e qeverisë së tij për të garantuar zgjedhje të standardeve më të mira ndërkombëtare dhe njëkohësisht ka denoncuar përpjekjet e opozitës dhe mbështetësve të saj për demonizimin e zgjedhjeve.

EVN tërhiqet nga Devolli: Humbëm 20 milionë euro

Postuar në 14 Mars, 2013 13:46

 

Kompania austriake EVN AG, e cila kishte 50 për qind të aksioneve të projektit për ndërtimin e hidrocentraleve të Devollit, deklaroi sot se ka vendosur t’ia shesë këto aksione partnerit të vet Statkraft A.S, një lëvizje që do të ketë “një efekt negativ pas taksave në bilanc prej afro 20 milionë eurosh,” bëri të ditur kompania në një deklaratë për shtyp.

Ja si janë rrugët e inauguruara vetëm pak kohë më parë nga Berisha

Postuar në 14 Mars, 2013 13:45

 

Kryeministri Berisha ka inauguruar vetëm pak kohë më parë rrugën Elbasan-Gjinar, e cila duket se është në një gjendje të rënduar. Kjo është evidentuar gjatë vizitës së sotme të kreut të PS-së, Edi Rama, në Elbasan. Rama ka thënë se, “këtij gënjeshtari nuk do i heqim vetëm gërshërët nga duart po do i vëmë finishin përgjithmonë më 23 qershor”, duke iu referuar gjendjes së rrugëve. Gjendja ka vijuar e rëndë edhe në autostradën e re Plepa-Kavajë, e cila është pushtuar nga uji, pavarësisht se nuk ka shumë kohë që është ndërtuar.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara