Ja si janë rrugët e inauguruara vetëm pak kohë më parë nga Berisha

Kryeministri Berisha ka inauguruar vetëm pak kohë më parë rrugën Elbasan-Gjinar, e cila duket se është në një gjendje të rënduar. Kjo është evidentuar gjatë vizitës së sotme të kreut të PS-së, Edi Rama, në Elbasan. Rama ka thënë se, “këtij gënjeshtari nuk do i heqim vetëm gërshërët nga duart po do i vëmë finishin përgjithmonë më 23 qershor”, duke iu referuar gjendjes së rrugëve. Gjendja ka vijuar e rëndë edhe në autostradën e re Plepa-Kavajë, e cila është pushtuar nga uji, pavarësisht se nuk ka shumë kohë që është ndërtuar.
“Autostrada” e re Plepa – Kavajë. Ne jemi ndryshimi. PërPara! PërPara! PërPara!”, ironizon Rama.
TEMA
Add new comment