Majko mbështet kandidatin shqiptar për Kërçovën

TIRANE- Ish kryeministri i Shqipërisë, deputet i Partisë Socialiste, Pandeli Majko ka shprehur mbështetje publike për kandidatin e BDI-së për komunën e Kërçovës në Maqedoni.
Zgjedhjet lokale në Maqedoni mbahen më 24 mars, dhe Majko shkruan në Facebook; “Kërçova për herë të parë mund të drejtohet nga një shqiptar. Të tjerat i dini vetë…”
Kandidati i BDI-së në Kërçovë është Fatmir Dehari, dhe siç thekson Majko në postimin e tij, është kandidati i vetëm shqiptar në këtë Komunë.Dehari ka marrë edhe përkrahjen e partive tjera shqiptare, pasi gara në komunën e Kërçovës do të jetë jo vetëm garë partiake por edhe etnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve.
Dehari aktualisht është kryetar i komunës Osllome, e cila bashkë me Zajazin, Drugovën dhe Vraneshticën në zgjedhjet e ardhshme do të bashkohen në një komunë të përbashkët me Kërçovën, me çka kjo komunë do të bëhet me shumicë shqiptare.
PANORAMA
Add new comment