Arkiv-Lajme të përditësuara
Një grua aksidentohet nga treni, dyshohet vetëflijim
TIRANE- Një grua rreth 58- vjeç ka humbur jetën pasi është shtypur nga treni.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur tek stacioni i Trenit në Tiranë, ndërsa nuk bëhet ende me dije identiteti i viktimës.
Nuk janë ende të qarta rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, por paraprakisht dyshohet se kemi të bejmë me një rast vetëflijimi
Policia është në vendin e ngjarjes, ndërsa po heton për zbardhjen e plotë të aksidentit.
PANORAMA
Shkodër, Oboti kthehet në ishull
Në fshatin që është kthyer në Venecian e dytë. Banorët: Qeveria na mashtroi
Ardi Hoti
Një nga zonat ku përmbytja duket se ka krijuar më shumë probleme, si në asnjë zonë të Nënshkodrës, është fshati Obot. Uji mban të izoluar gjithë fshatin me 800 banorë. Në këtë fshat raportohen të përmbytura disa shtëpi, ndërsa gjithçka që është mbjellë është shkatërruar. Në këtë zonë varkat janë e vetmja mënyrë për t’u lidhur me pjesën tjetër të vendit.
Shkëlqim Cani udhëheq listën e PS në Dibër
Profesori i Ekonomiksit ish-guvernator i Bankës së Shqipërisë angazhohet zyrtarisht në skenën politike
Fatos Klosi: Opozita përgjohet. Ngjarja me helikopterin mbi banesën e Topit, shumë e rëndë
Fatos Klosi, ish- drejtues i Shërbimit Informativ Shtetëror, thotë për Shqiptarja.com, se ngjarja ku një helikopter ushtarak ka terrorizuar familjen e Topit, është shumë e rëndë.
Klosi thotë se opozita përgjohet, madje një gjë e tillë tani është shumë e lehtë.
“Ngjarja është shumë e rëndë pasi ajo është thjeshtë një tentativë për të ndjellë frikë te familjarët e ish-Presidentit dhe te fqinjët e tij, për t’u treguar atyre se “qeveria ka dhe mjete të tilla, që dhe mund t’i përdorë, prandaj”.
SERBËT NË VERI KËRKOJNË “AUTONOMINË E ’74-S"
Zgjidhje e mundshme për veriun e Kosovës, e cila do të ishte e pranueshme për serbët që jetojnë në atë pjesë të vendit, do të mund të ishte një status i autonomisë, i ngjashëm me atë që ka pasur Kosova në vitin 1974.
Ndërkaq, që Asociacioni apo Bashkësia e komunave serbe, për të cilën po negociohet në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiç, do të ishte krejtësisht e papranueshme, nëse ajo nuk funksionon sipas ligjeve të Serbisë, thonë politikanët serbë të veriut të Kosovës.
Pengmarrja, Rizai: I shkoj deri në fund!
Vazhdon situata e tensionuar në burgun e Malandrinos, ku i burgosuri shqiptar, Alket Rizai, mban peng gjashtë gardianë grekë.
Ndonëse në raportimet e para ishte folur për katër pengje, mediat helene konfirmojnë të dielën se janë gjashtë personat që mbahen nën kërcënimin e thikës dhe një granate nga Rizai, midis tyre edhe dy police femra.
Vlorë, Topi: Berisha, kalë Troje në demokracinë shqiptare, ky është fundi i tij
Kryetari i FRD-së Bamir Topi akuzoi nga Vlora dy partite e medha, PD e PS per saldim te bipolarizimit, nderkohe qe sipas tij, kryeministrit i mungon sinqeriteti, kurajo për të dhënë llogari për premtimet e pambajtura, për abuzimet me taksat si dhe për nivelin e lartë të korrupsionit.
Sipas Topi, Berisha kërkon të frikësojë njerëzit e thjeshtë për t’i bërë pjesë e një partie politke, duke u shndërruar në një kal troje në demokracinë shqiptare.
Spahiu: Ta rrëzojmë Berishën, opozita ta bojkotojë Kuvendin
Aleanca KuqeZi ka zhvilluar një miting në sheshin qendror të qytetit të Lushnjes. Protesta anti-qeveritare në Lushnjë u zhvilluan në kuadrin e mitingjeve për rrëzimin e kryeministrit dhe fillimin e një vale mitingjesh në Tiranë nën moton për një “7 Prill pa Berishën”. Kreshnik Spahiu i bëri thirrje për shpërndarjen e Kuvendit dhe dorëheqjen e qeverisë.
Atentat me eksploziv në Durrës, në shënjestër njerëzit e Tragës
Një sasi eksplozivi ka shpërthyer pa shkaktuar dëmtime tek njerëzit që ndodheshin në makinën “Range Rover”
PS, Veliaj: Papunësia e të rinjve, një ndër 100 arsyet pse nuk duhet votuar Berisha
Partia Socialiste ka shpallur që ditën e djeshme sloganin për 100 ditët e fundit të qeverisë Berisha dhe 100 arsyet se pse kjo qeveri nuk duhet të votohet më në 23 qershor. Ndërsa ditën e djeshme, në 5-vjetorin e tragjedisë së Gërdecit u denoncua mungesa e drejtësisë për 26 viktimat e kësaj ngjarjeje, ditën e sotme, PS renditi si arsyen e dytë se pse nuk duhet votuar Berisha më 23 qershor papunësinë tek të rinjtë, që sipas kësaj force politike është në nivele alarmante.