Arkiv-Lajme të përditësuara

Anëtarët e gjykatave, Nishani takime me partitë parlamentare, nuk fton FRD

Postuar në 18 Mars, 2013 04:13

Kreu i shtetit, Bujar Nishani nis sot konsultimet me faktorin politik parlamentar për të zgjedhur 4 emrat e juristëve që do të zgjidhen anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe anëtarë të Gjykatës së Lartë. Bëhet fjalë për emrat që do t’i shkojnë për votim Kuvendit për të zëvendësuar 3 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe 1 anëtar të Gjykatës së Lartë.

Buxhet universiteteve jashtë Tirane, që zhvillojnë rajonin

Postuar në 18 Mars, 2013 04:11

 

Drafti, klimë të përshtatshme për institucionet private

Lorina Mixha

Universitetet në vend, të cilat do të përfshihen nga rregulla të reja tetorin e ardhshëm, do të kenë diferencime në shpërndarjen e fondeve. Sipas propozimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, drafti i strategjisë për 7 vitet e ardhshme ka vendosur kritere dhe metoda të reja për shpërndarjen e fondeve, por edhe mënyra alternative për përthithje të parave shtesë.

Berisha shpall prioritet punësimin, ndryshon stilin e fushatës

Postuar në 18 Mars, 2013 04:10

 

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

Nacionalizimi - “Nacionalizimi shqiptar është kryekëput në vlerat e lirisë dhe euroatlantike, nuk duhet ta ngatërrojë askurrkush. Ka një realitet dhe ky nacionalizëm është i studiuar”

DOKUMENT I ZHVLERËSUAR

Postuar në 18 Mars, 2013 04:08

 

Draft-marrëveshja për zgjidhjen e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë për palën kosovare nuk ekziston si dokument. Sipas tyre, ai kurrë nuk u është ofruar në tavolinë nga ndërmjetësuesi. Burime të Express thonë se ky dokument, i hartuar nga zyrtarë europianë, ka qarkulluar muaj më parë në disa shtete anëtare të Unionit. Por, ai është zhvlerësuar me fillimin e takimeve në Bruksel.

Vrasja e Julian Çelës, rinisin kërkimet për trupin

Postuar në 18 Mars, 2013 04:07

Vijojnë hetimet e policisë për zbardhjen e vrasjes së 11-vjeçarit Julian Çela. Mëngjesin e sotëm vrasësi i 11-vjeçarit, Ardian Prrenjasi është dërguar në banesën e tij në Laprakë për të sqaruar rrethanat e vrasjes monstruoze. 

I shoqëruar nga forca të shumta policie, pedofili 45-vjeçar është cuar në banesën ku jetonte me qira ku në prani të hetuesve do të rindërtojë skemën e vrasjes së vogëlushit

Merr fund me sukses pengmarrja, Alket Rizai dorëzohet. Nuk kishte as granata e as eksploziv

Postuar në 17 Mars, 2013 13:59

 

19:37-Ka marrë fund me sukses pengmarrja në burgun grek të Malandrinos. Shqiptari Alket Rizai, është dorëzuar pas 24 orësh pengmarrje tek forcat e policisë greke. 

Mësohet se ka qenë vetë ai që ka thënë: “Mori fund gjithçka.” Mediat greke thonë se shqiptari i dënuar në burgun grek nuk mbante vërtet në dorë eksploziv apo thikë, por vetëm pjesë metalike të një radioje të shkatërruar. 

Mësohet se drejt tij u nisën tre skuadra speciale me nga 2 snajpera. Mësohet se pengjet gëzojnë shëndet të plotë pas përfundimit të pengmarrjes. 

Dihen emrat e deputetëve të PDK që votuan kundër grave të dhunuara

Postuar në 17 Mars, 2013 13:58

Prishtinë, 17 mars (E plotësuar) – Është bërë publike lista me emrat e deputetëve të PDK-së që i bënë bashkë forcat kryesisht me deputetë serbë, në tentimin për ta penguar ndryshimin e Ligjit për t’i futur edhe gratë e përdhunuara gjatë luftës në mesin e viktimave që u takon kompensimi, raporton KTV-ja. Shoqatat për mbrojtjen e të drejtave të femrave thonë se futja e kësaj kategorie në këtë ligj është akt human që ka bërë Parlamenti i Kosovës. E “Vetëvendosje” e quan të turpshëm përpjekjen e partisë në pushtet. Ndërkohë, Qeveria premton se kjo kategori do të kompensohet.

Berisha: PS vullnet të sëmurë, vijon bllokimin. Rama u tregon përralla dibranëve

Postuar në 17 Mars, 2013 13:57

 

Kryeministri Sali Berisha në një konferencë për gazetarët deklaroi se gjatë 10 ditëve që vijnë PD-ja do i paraqesë shqiptarëve skemën sesi ato do paguhen më mirë për punën e tyre, pasi sipas tij në vitin 2005 mazhoranca aktuale e gjeti vendin me vota qesharake. Ai nënvizoi se lider për prezantimin e programit të PD-së do jenë tavolinat e rrumbullakëta me grupet e interesit që do shqyrtojmë çdo element të programit, teksa sqaroi se nuk do bëhet viktimë e debatit politik me PS-në.

Ndreu: PD-ja jep urdhra ndaj shefave të komisariateve të pengojnë zhvillimin e aktiviteve të opozitës

Postuar në 17 Mars, 2013 13:55

 

Pjerin Ndreu, një nga ish drejtuesit kryesorë të policisë, shprehet se Policia e Shtetit ndodhet në situatën më të vështirë të këtyre 22 viteve të ndërrimit të pushtetit. Krimi raportohet në shifra alarmante duke u trefishuar nga tetë vite më parë. Punonjës policie vriten dhe autorët ikin në drejtim të paditur si dhe vjedhjet e dhuna e rrugës është bërë shqetësuese. Sipas tij, kjo ndodh për shkak se në polici janë vendosur gjithë militantët.

Arrestohet manjaku vrasës

Postuar në 17 Mars, 2013 13:53

Policia informon se mund të jetë afër zbulimit të së vërtetës së zhdukjes së djalit 11-vjeçar të nëndrejtorit të antiterrorit të SHISH, Julian Çelës, që rezulton i zhdukur që prej 30 nëntorit të vitit të shkuar. 

Pas arrestimit të një 45-vjeçari, i dyshuar si pedofil, policia mendon se ai është përgjegjës edhe për zhdukjen e minorenit. Nën akuzën e rrëmbimit dhe ngacmimit seksual, policia arrestoi mesditën e sotme Ardian Prrenjasin.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara