Berisha shpall prioritet punësimin, ndryshon stilin e fushatës

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
Nacionalizimi - “Nacionalizimi shqiptar është kryekëput në vlerat e lirisë dhe euroatlantike, nuk duhet ta ngatërrojë askurrkush. Ka një realitet dhe ky nacionalizëm është i studiuar”
Listat e PS - “Nuk them se kreu i PS apo PD nuk ka peshën e tij në emërimin e kandidaturave. Por përdorimi i kandidaturave për terror partiak nuk është demokratik. Nuk po bëhet lista, por po zhbëhet lista”
Kryeministri foli dje për tryeza dhe konventa, sikundër bën PS
Fatjona Mejdini
Punësimi do të jetë kryefjala e Partisë Demokratike në fushatën për zgjedhjet e 23 qershorit, në kuadër të kërkesës së saj për të marrë mandatin e tretë për drejtimin e vendit. Kjo u bë e ditur dje nga ana e Kryeministrit të vendit, Sali Berisha, përgjatë një konference për shtyp ku prezantoi dhe tri shtyllat bazë mbi të cilat PD e bazonte premtimin e saj për rritjen e punësimit. Sipas Berishës, punësimi do të bazohej mbi një program të detajuar, po kështu mbi bazën e masave për shtimin e lirisë të tregut dhe të gjitha përpjekjet për marrjen e statusit të vendit kandidat. Berisha premtoi që në 10 ditët e ardhshme për të prezantuar më qartë këtë objektiv të PD-së për katër vitet që vijnë, do të mbahen tryeza për të detajuar në mënyrë të qartë rrugën që do të ndiqet. Po kështu, Kryeministri pranoi se fushata e demokratëve këtë vit do të përqendrohej më shumë se tryezat dhe diskutimet për nismat e ndryshme dhe më pak te debatet e forta me mitingjet. Kjo do të thotë se PD po i afrohet më shumë modelit të socialistëve për sa i përket prezantimit të programit, duke i lënë një shkallë më pas mitingjet, tepër të përdorura më parë nga kjo parti. Ai gjithashtu foli dhe për mbajtjen e konventave nga ana e PD-së, të cilat janë një risi për jetën e kësaj partie.
Punësimi
Kryeministri Berisha deklaroi dje se baza e programit të PD-së për zgjedhjet do të ishte punësimi. “Nga nesër dhe në vijim do ju paraqesim shqiptarëve në termat më realistë programin tonë të punësimit në të gjitha fushat. Ne këto premtime, këto projekte dhe zotime i marrim bazuar në arritje reale që kanë bërë të vlerësojnë Shqipërinë një histori të vërtetë suksesi dhe vendi i vetëm ku u ul papunësia”, deklaroi Berisha. Sipas tij, shtyllat kryesore ku do të bazohej ky premtim, ishte programi i detajuar, masat për të zgjeruar lirinë e tregut dhe përpjekjet për marrjen e statusit të vendit kandidat. Në lidhje me këtë pikë të fundit, Berisha theksoi se PD është e vendosur për të zhvilluar një referendum për çështjen e votimit të tre ligjeve, duke argumentuar se pse nuk kishte hequr dorë nga kjo nismë, pavarësisht kritikave të Brukselit. “Shtylla e tretë më kryesore ku ne bazojmë punimin është integrimi në BE. Së pari, statusi i vendit kandidat. 23 qershori po afron. Gjer me 23 qershor, ne jemi të gatshëm të mbledhim Parlamentin vetëm për të votuar ato 3 ligje. Por në rast se pala tjetër me një vullnet të sëmurë, vijon dhe insiston bllokimin e tyre ne në afatin më të parë ligjor do të thërrasim referendumin dhe unë kam bindjen më të thellë se qytetarët shqiptarë do të zhbllokojnë dhe do i japin përgjigje më të mirë procesit të marrjes së statusit të vendit kandidat”, deklaroi Berisha.
Fushata
Kryeministri Berisha zbuloi dje dhe formën e fushatës së demokratëve për zgjedhjet e 23 qershorit, formë kjo krejt e ndryshme nga ajo e ndjekur deri tani nga PD. “Deri më 31 maj do të ketë takime intensive, komunikimi rrugë kryesore dhe tryezat e rrumbullakëta. Nuk më ka ra pasioni për debatet as për mitingjet, por zgjedhjet janë një festë e madhe dhe jo gjithnjë festat festohen në të njëjtën mënyrë. Risi konventat, një seri konventash që do të finalizojnë programet madhore të PD deri në konventën e fitores”, theksoi Berisha, duke shtuar se 10 ditët e ardhshme do të jenë intensive për sa i përket prezantimit të programit për punësimin.
Batutat e Ramës: “Kryeministri: S’do kemi vetëm një konventë të madhe po seri konventash për programin! A nuk është ky një tjetër kopjim? S’ka gjë, nevojtare idesh janë. Do rrisë punësimin? Po pse nuk e rriti, po humbi 51 mijë vende pune në 3 vjet sipas vetë INSTAT-it? Koha për t’u larguar e rilindur në opozitë”
SHQIP
Add new comment