Berisha: PS vullnet të sëmurë, vijon bllokimin. Rama u tregon përralla dibranëve

Kryeministri Sali Berisha në një konferencë për gazetarët deklaroi se gjatë 10 ditëve që vijnë PD-ja do i paraqesë shqiptarëve skemën sesi ato do paguhen më mirë për punën e tyre, pasi sipas tij në vitin 2005 mazhoranca aktuale e gjeti vendin me vota qesharake. Ai nënvizoi se lider për prezantimin e programit të PD-së do jenë tavolinat e rrumbullakëta me grupet e interesit që do shqyrtojmë çdo element të programit, teksa sqaroi se nuk do bëhet viktimë e debatit politik me PS-në.
“Në përpjekjen tonë për punësimit ne kemi shfrytëzuar të gjitha potencialet. 4 vitet që vijnë ne do paraqesim para shqiptarëve, pas bilancit për 4 vitet që shkuan krijimin e vendeve të punës sipas cvdo sektori. Projekte gjigande në horizontin e qeverisë. Qeveria do të kontraktojë firmat më serioze për hartimin e projekteve të tjera të mëdha. Për t’ia ofruar ato biznesit ndërkombëtar duke pasur si kriter punësimin e mijërave qytetarëve. Nga nesër dhe në vijim do ju paraqesim shqiptarëve në termat më realiste programin tonë të punësimit në të gjitha fushat. Ne këto premtime, këto projekte dhe zotime i marrim bazuar në arritje reale që kanë bërë të vlerësojnë Shqipërinë një histori të vërtetë suksesi dhe vendi i vetëm ku u ul papunësia’, deklaroi Berisha. Kreu i qeverisë i është rikthyer tezës së Referendumit për 3 ligjet që do i hapnin rrugën për BE Shqipërisë. Berisha i ka dhënë afat PS-së deri më 23 qershor për të dhënë konsensusin, ose përndryshe shqiptarët do i japin përgjigjen më të mirë.
“Shtylla e tretë më kryesore ku ne bazojmë punimin është integrimit në BE. Së pari statusit i vendit kandidat. 23 qershori po afron. Gjer me 23 qershori ne jemi të gatshëm të mbledhim parlamentin vetëm për të votuar ato 3 ligje. Por në rast se pala tjetër me një vullnet të sëmurë, vijon dhe insiston bllokimin e tyre ne në afatin më të parë ligjor do të thërrasim referendumin dhe unë kam bindjen më të thellë se qytetarët shqiptarët do të zhbllokojnë dhe do i japin përgjigje më të mirë procesit të marrjes së statusit të vendit kandidat”, theksoi Berisha.
Shefi i qeverisë është i treguar i rezervuar sa i takon kandidaturave për deputet të mazhorancës, por nuk ka ngurruar të akuzojë kreun e opozitës, Edi Rama se po përdor terror në partinë Socialiste.
“Sot , por as dhe socialisti i fundit, më i largët dhe me i afërt, nuk ka parë të mblidhet një forum i PD për të përcaktuar siç është rendi dhe rregulli qoftë dhe një kandidati. Unë nuk hyj tek emrat. Nuk them se kreu i PS apo PD nuk ka peshën e tij në emërimin e kandidaturave. Por përdorimi i kandidaturave për terror partiak nuk është demokratik. Nuk po bëhet lista, por po ç’bëhet lista. Unë nuk them se nuk kam fjalën time me peshë për përcaktimin e listave, por nëse unë njërin e marr dhe e shoqëroj dhe them Eureka, kurse të tjerëve u them prisni sa të vijë Asambleja Kombëtare këtë as ati shpirtëror i Edi Ramës nuk e ka bërë ndonjëherë. Ky është terror, mekanizmi i ç’bërjes së listës”,- theksoi Berisha.
I pyetur për takimin e kreut të opozitës në Dibër dhe premtimin e tij për Rrugën e Arbrit, Berisha u shpreh se Rama u tregoi dibranëve përralla. “Sa u takon përrallave që u tha dibranëve, tregoi se nuk ka njohuritë me elementare etno-grupore të vendit. Është një lloj sharlatanizmi politik, qesharak dhe kaq”, tha Berisha.
I pyetur sërish për tonet nacionaliste, kreu i qeverisë theksoi se nacionalizmi i shqiptarëve është kryekëput i bazuar në vlera euro-atlantike.
“Nacionalizmi shqiptar është kryekëput i bazuar në vlerat e lirisë dhe euroatlantike, nuk duhet ta ngatërrojë askurrkush, pasi po lexoja një historian që me një ËikiLiks të mesjetës përpiqej të ndryshojë origjinën e Skënderbeut. Ka një realitet dhe ky nacionalizëm është i studiuar”, tha Berisha.
SHQIP
Add new comment