Arkiv-Lajme të përditësuara

Deklarata e Berishës, Rama: Qesharake dhe e turpshme që të keqpërdorë edhe figurën e Papës

Postuar në 19 Mars, 2013 09:28

 

TIRANE- Qesharake dhe te turpshme e ka quajtur kreu i PS-se, Edi Rama, deklaraten e kryeministrit Berisha, bere pas inaugurimit te Papes ne Vatikan.

Ne profilin e tij ne Twitter, Rama ka reaguar pas asaj qe Berisha ka deklaruar per takimin me Papen, qe sipas Berishes eshte ogur i mbare dhe bekim per fitoren e PD-se ne zgjedhjet e qershorit.

Taksat on-line, 41 % e bizneseve kanë probleme

Postuar në 19 Mars, 2013 09:26

 

Komisioni i Ligjeve, kalohet me consensus projektligji për gazësjellësin TAP

Postuar në 19 Mars, 2013 09:24

U miratua sot me konsesus  në Komisionin e Ligjeve projektligji për marrëveshjen e bashkëpunimit mes Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë për projektin TAP.  Sipas  Përfaqësuesit të Ministrisë së Ekonomisë është shprehur se projekti TAP është me rëndësi për gazifikimin e Shqipërisë. “Me këtë projekt përmbushim detyrimet ndaj marrëveshjeve të nënshkruara”, theksoi përfaqësuesi i METE-s ndërsa shtoi se projekti në muajin prill do të shkojë në Këshillin Kombëtar të Territorit.

Vrasja e Krykomisar Dritan Lamaj, Apeli s’ndryshon masën e sigurisë për Arben Frrokun

Postuar në 19 Mars, 2013 09:23

 

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka vendosur të mos ndryshojë masën e sigurisë për Arben Frrokun, të akuzuarin kryesor për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj. Togat e zeza të Apelit kanë rrëzuar kërkesën e palës mbrojtëse dhe kanë vendosur arrest me burg për biznesmenin, i cili aktualisht ende ne Greqi, në pritje te ekstradimit.

Frroku dhe nipi i tij Jak Jaku, u arrestuan në Selanik më 25 shkurt 2013, një ditë pasi në Tiranë u vra kryekomisari i Policisë Dritan Lamaj.

Rama: Heqje barres fiskale prej Taksës së sheshtë, dhe rishikim të çdo koncesioni

Postuar në 19 Mars, 2013 09:22

 

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i ka premtuar sot biznesit heqje të barrës së taksës së sheshtë dhe heqje të referencave aktuale në dogana, që sipas tij janë kthyer në mjet abuzimi.

Në një takim me biznesin, kryesocialisti Rama theksoi se pas 23 qershorit kur socialistët do të vijnë në pushtet do të ketë një marrëdhënie të re me sipërmarrjen.

Ndërpriten kërkimet për fëmijën

Postuar në 19 Mars, 2013 09:21

Policia tashmë ka përcaktuar një vend se ku duhet të kryejë kërkimet për të gjetur trupin e 11-vjeçarit të vdekur Julian Çela. Pas dështimit të kontrollit fizik është duke pritur për një mjet më të specializuar. 

Vrasja e Marijes për gjak, arrestohet në Port autori

Postuar në 19 Mars, 2013 03:36

 

Arrestohet ndërsa kthehej nga Italia një prej autorëve të dyshuar për vrasjen për gjakmarrje të 17- vjeçares Marije Qukaj dhe gjyshit të saj. Arjan Prroj, 34 vjeç, ishte zbuluar nga Policia e Shkodrës se së bashku me dy të afërm të tij në kërkim kanë kryer krimin e dyfishtë në qershor të vitit të shkuar, në fshatin Kir. Në fshehtësi të plotë, pikërisht më 27 dhjetor, Gjykata e Apelit vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për Arjan Prrojin, me akuzën e vrasjes për gjakmarrje në bashkëpunim, si dhe armëmbajtjes pa leje.

Bardh Spahia jep dorëheqjen nga Presidenca

Postuar në 19 Mars, 2013 03:36

 

Sekretari i Përgjithshëm i Presidentit të Republikës, Bardh Spahia, ka dhënë dje dorëheqjen nga posti që mbante prej shtatë muajsh në Presidencë. Ish-zëvendësministri i Shëndetësisë, i cili la postin në Ekzekutiv për të qenë pjesë e stafit të ngushtë të Presidentit Bujar Nishani, ka firmosur dje shkresën e dorëheqjes nga posti i sekretarit të Përgjithshëm. I kontaktuar nga “Panorama”, Bardh Spahia nuk ka pranuar të flasë për këtë çështje, por ai as nuk e ka mohuar dorëheqjen e tij nga detyra e rëndësishme që mbante në Presidencë.

Berisha, aleatëve: Shkrini partite, t'ju bëj deputetë!

Postuar në 19 Mars, 2013 03:32

 

  • Kreu i ADK-së, Zef Bushati intervistë për "Shekullin": “Jam takuar me Ramën e kemi lënë të hapur bashkëpunimin. Nëse do më thërrasë Berisha do ta dëgjoj” 

Plarent Shehu 

Gjirokastër sekuesrohen 161 kg drogë, katër në pranga

Postuar në 19 Mars, 2013 03:29

 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara