Komisioni i Ligjeve, kalohet me consensus projektligji për gazësjellësin TAP

U miratua sot me konsesus në Komisionin e Ligjeve projektligji për marrëveshjen e bashkëpunimit mes Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë për projektin TAP. Sipas Përfaqësuesit të Ministrisë së Ekonomisë është shprehur se projekti TAP është me rëndësi për gazifikimin e Shqipërisë. “Me këtë projekt përmbushim detyrimet ndaj marrëveshjeve të nënshkruara”, theksoi përfaqësuesi i METE-s ndërsa shtoi se projekti në muajin prill do të shkojë në Këshillin Kombëtar të Territorit. Kjo marrëveshje mundëson bashkëpunimin ndërmjet tre vendeve për realizimin e projektit, që nëse fiton ndaj rivalit ‘Nabuko’ shndërron Shqipërinë në nyje strategjike të transportit të gazit natyror nga Kaspiku, në Evropën Perëndimore.
MAPO
Add new comment