Vrasja e Krykomisar Dritan Lamaj, Apeli s’ndryshon masën e sigurisë për Arben Frrokun

Postuar në 19 Mars, 2013 09:23

 

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka vendosur të mos ndryshojë masën e sigurisë për Arben Frrokun, të akuzuarin kryesor për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj. Togat e zeza të Apelit kanë rrëzuar kërkesën e palës mbrojtëse dhe kanë vendosur arrest me burg për biznesmenin, i cili aktualisht ende ne Greqi, në pritje te ekstradimit.

Frroku dhe nipi i tij Jak Jaku, u arrestuan në Selanik më 25 shkurt 2013, një ditë pasi në Tiranë u vra kryekomisari i Policisë Dritan Lamaj.

Bashkë me dosjen ku ndodhet vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda për Arben Frrokun dhe vendimi i Gjykatës së Tiranës për Jak Jakun, Ministria e Drejtësisë ka nisur edhe kërkesën për ekstradimin e dy personave. Pritet që pala greke duhet të shqyrtojë kërkesën dhe të marrë një vendim në lidhje me ekstradimin e Frrokut dhe Jakut.

Më 27 shkurt 2013, Gjykata e Selanikut në Greqi caktoi masën e sigurisë “40 ditë burg” ndaj biznesmenit 43-vjeçar Arben Frroku dhe nipit të tij, duke e lënë këtë afat në dispozicion të ekstradimit drejt Shqipërisë.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.