Arkiv-Lajme të përditësuara

Irritohen familjarët e Julianit: Policia po sorollat kërkimet

Postuar në 20 Mars, 2013 03:03

 

Kushërinjtë e 10-vjeçarit: E vranë për herë të dytë

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

Me këtë që po ndodh, Juli është vrarë për të dytën herë dhe prej tri ditësh ndodhemi në një situatë shumë të vështirë

Ilir Meta: Duhen respektuar verdikti i qytetarëve

Postuar në 20 Mars, 2013 03:02

 

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, deklaroi nga Fieri se politika duhet të votojë për tre ligjet, që të mos bllokohet integrimi.

A I BINDI BIDEN?

Postuar në 20 Mars, 2013 03:00

 

Hashim Thaçi dhe Tomislav Nikolic, pas takimit që patën me Zëvendëspresidentin Joe Biden, i shtrënguan duart me njëri-tjetrin në Romë. Tani radhën e ka Baronesha Ashton, e cila sot i ballafaqon për të shtatën herë dy kryeministrat. Burime të Express thonë se në këtë takim ka shans të arrihet marrëveshja për Veriun.

Për herë të shtatë, Hashim Thaçi e Ivica Dacic do të shkojnë të mërkurën në Bruksel në përpjekje për të arritur një marrëveshje për Veriun e Kosovës.

Premtimet e fushatës, Meta: Politika duhet të qëndrojë me këmbë në tokë

Postuar në 19 Mars, 2013 13:59

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta nga Fieri kërkoi që 23 qershori të jetë një projekt i përbashkët integrues, i cili do të rriste kredibilitetin e vendit.

Meta e vuri theksin tek stabiliteti i vendit, pasi sipas tij, njerëzit kur e humbin stabilitetin e kujtojnë rëndësinë e tij.  Ai dënoi edhe njëherë konfliktualitetin ndërmjet partive politike, duke e quajtur një luftë të padrejtë në kurriz të vendit dhe procesve integruese.

Delijorgjit i ulet dënimi me 70 ditë me vendim të Gjykatës Penale, lirohet për 3 ditë

Postuar në 19 Mars, 2013 13:58

Gjykata Penale e Tiranës ka ulur 70 ditë nga koha e burgimit të Mihal Delijorgjit, i cili ka qenë një nga të pandehurit kryesorë për tragjedinë e “Gërdecit” më 15 mars të pesë viteve më parë.

Në fakt, vendimi për uljen me 70 ditë të dënimit të Delojorgjit, është bërë ditën e djeshme nga Dhoma Penale e Gjykatës së Tiranës, konkretisht, nga gjyqtari Arben Micko.

Më herët, avokati mbrojtës i presidentit të firmës “Albademil” kishte kërkuar që klientit të tij t’i ulej dënimi i dhënë me 3 muaj burg.

3 600 grupe kriminale, Shqipëria udhëheq trafikun e heroinës

Postuar në 19 Mars, 2013 13:57

Vendet nga Ballkani Perëndimor nuk janë vetëm një rajon tranzit, por edhe një burim i madh i armëve  në trafikun e lëndëve narkotike. Shqipëria, Turqia dhe Pakistani janë tre vendet që dominojnë në tregun e lëndëve narkotike, sipas Europol, të dhëna të publikuara ditën e sotme.

OKB: Muxhahedinët të pranojnë ofertën e Shqipërisë

Postuar në 19 Mars, 2013 13:56

Muxhahedinët të pranojnë ofertën e Shqipërisë për azil. Thirrja u bë nga  Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon. Ai  ka nxitur anëtarët e grupit opozitar iranian, të cilët jetojnë në një bazë ushtarake amerikane pranë Bagdadit, që të pranojnë ofertën e Shqipërisë .

Sulmet ndaj Top Channel, Unioni i Gazetarëve: Veprimet e drejtësisë, me qëllime politike

Postuar në 19 Mars, 2013 13:54

Unioni i Gazetarëve ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të organeve të drejtësisë dhe Përmbarimit ndaj ambienteve të televizionit ”Top Channel”.

Aleksandër Çipa, kreu i këtij Unioni e konsideron rrethimin e studiove televizive me policë, si dhunë dhe presion psikologjik ndaj gazetarëve.

Sherefedin Shehu: Ata që u bashkuan me PS, dështakë. Demokratët e shprehin pakënaqësinë me indiferentizëm

Postuar në 19 Mars, 2013 13:53

Deputeti demokrat në qarkun e Dibrës, Sherefedin Shehu, është shprehur se ata 200 persona nga PD që u bashkuan me PS pak ditë më parë, nuk janë gjë tjetër veçse dështakë. Sipas tij, demokratët e vërtetë nuk bashkohen me PS-në kur janë të pakënaqur, por qëndrojnë indiferentë.

Fyle i jep porositë Kosovës

Postuar në 19 Mars, 2013 13:52

Sikurse për Serbinë, ashtu edhe për Kosovën kusht për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit është marrëveshja që duhet të arrihet në dialogun ndërmjet kryeministrave të të dyja shteteve. Ky është mesazhi të cilin e solli në Prishtinë komisioneri për Zgjerim i BE-së, Stefan Fyle.

Pas takimit me autoritetet e qeverisë së Kosovës, komisioneri fyle duke iu referuar takimit të 20 marsit mes kryeministrave Thaçi-Daçiç, tha se ditët e ardhshme janë vendimtare për të ardhmen europiane të Kosovës.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara