OKB: Muxhahedinët të pranojnë ofertën e Shqipërisë

Postuar në 19 Mars, 2013 13:56

Muxhahedinët të pranojnë ofertën e Shqipërisë për azil. Thirrja u bë nga  Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon. Ai  ka nxitur anëtarët e grupit opozitar iranian, të cilët jetojnë në një bazë ushtarake amerikane pranë Bagdadit, që të pranojnë ofertën e Shqipërisë . Ban Ki Moon u bëri thirrje edhe  vendeve të  tjera anëtare të OKB-së që të ndjekin shembullin e Shqipërisë, për tu ofruar azil anëtarëve të opozitës iraniane. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së falënderoi kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, ër gjestin humanitar për dhënien e strehimit të sigurt për këta individë.

 

 

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.