Sherefedin Shehu: Ata që u bashkuan me PS, dështakë. Demokratët e shprehin pakënaqësinë me indiferentizëm

Postuar në 19 Mars, 2013 13:53

Deputeti demokrat në qarkun e Dibrës, Sherefedin Shehu, është shprehur se ata 200 persona nga PD që u bashkuan me PS pak ditë më parë, nuk janë gjë tjetër veçse dështakë. Sipas tij, demokratët e vërtetë nuk bashkohen me PS-në kur janë të pakënaqur, por qëndrojnë indiferentë.

“Në Partinë Demokratike në Dibër ka harmonizim. Debatet e vazhdueshme kanë bërë që një pjesë të jenë indiferentë por nuk ka të larguar. Dibranët janë të zgjuar dhe nuk i shprehin pakënaqësitë e tyre duke u bashkuar me PS por me indiferentizëm. Asnjë prej atyre që folën nuk banojnë fare në Dibër dhe nuk kanë qenë kurrë pjesë e strukturave të PD-së në Dibër. Disa eksponentë prej tyre mund të konsiderohen si dështak që PD-ja i ka mbështetur, por për paaftësinë e tyre ata nuk janë më pjesë e administratës publike dhe shpresojnë në ndonjë kockë që mund tu hedhë PS-ja, pasi ajo operon me njerëz të paguar”, ka thënë ai për Ora News.

 

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.