Arkiv-Lajme të përditësuara
Sigurimet e makinave, AMF: Masa për abuzuesit në treg
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare është rregullator i tregut të sigurimit, por nuk mund të diktojë çmime për kompanitë. Në një reagim për gazetën, AMF shprehet se ndërhyrja e tij si institucion më shumë lidhet me korrektësinë me të cilën kompanitë shlyejnë detyrimet ndaj qytetarëve për rastin e pagesës së dëmeve.
Del nga shtrati Liqeni i Shkodrës, rrezikohet përmbytja e xhamisë
Prurjet e lumenjve që vijnë nga Mali i Zi kanë rritur nivelin e Liqenit të Shkodrës, i cili ka dalë mbi sipërfaqen e tij të zakonshme, duke përmbytur pedonalen në hyrje të qytetit. Ndërkohë një situatë e tillë e ngjashme është edhe në zonën e Shirokës.
Lokalet buzë liqenit tashmë janë përmbytur, ndërsa prania e ujërave është e konsiderueshme edhe në aksin Shkodër-Shirokë.
Specialistët e Shtabit të Emergjencave sqarojnë se Liqeni i Shkodrës ka dalë nga shtrati si pasojë e prurjeve të mëdha të lumenjve.
KQZ rikujton: Partitë përgjegjëse për manipulimet zgjedhore
Prishtinë, 21 mars – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka tërhequr vërejtjen se nuk do të marrë asnjë përgjegjësi për manipulimin eventual të procesit të zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen këtë vit e për të cilat kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se ky institucion është i gatshëm t’i organizojë. Për këto zgjedhje tashmë edhe presidentja Atifete Jahjaga ka nisur konsultimet me partitë politike.
Ngjela: Vota e popullit do jetë si hakmarrje këtë radhë, sikur e qëllojnë me gurë Berishën
Spartak Ngjela, drejtues i Partisë për Ligj dhe Drejtësi, deklaroi për A1Report se PS nuk do të lejojë më vjedhjen e votave. Ngjela tha se Rama e ka situatën shumë mirë kësaj here.
Sipas Ngjelës, “vota e popullit do të jetë si hakmarrje këtë radhë, sikur do e qëllojnë me gurë”.
“Fjala “Rilindje” është pak, por Rama duhet të jetë i ekuilibruar me votën që do marrë, sepse forca e tepërt, fitorja e madhe pas zgjedhjeve, administrohet me vështirësi, kurse e vogla, shumë rehat”, shtoi ai.
SHENJA NORMALITETI
Hashim Thaçi dhe Ivica Dacic iu afruan marrëveshjes për Veriun gjatë negociatave që zhvilluan të mërkurën në Bruksel. Baronesha Ashton arriti t’i nxjerrë ata për herë të parë në një konferencë të përbashkët për media, ku u tha se pajtimi mund të arrihet në takimin e 2 prillit. Nga kryeqyteti europian, Thaçi dhe Dacic udhëtojnë me të njëjtin aeroplan drejt New York’ut, për të marrë pjesë në përballjen e radhës në Këshill të Sigurimit.
Itali, goditet grupi shqiptar i drogës
Policia italiane e qytetit të Venecias ka ndërmarrë mëngjesin e së entjes një operacion të gjerë anti-drogë, që është shtrirë edhe në Shqipëri.
Sipas mediave të vendit fqinj, policia ka goditur një grup të trafikut ndërkombëtar të drogës të përbërë nga shtetas shqiptarë, të cilët lëviznin sasi të mëdha narkotikësh.
Sipas burimeve, gjithësej janë lëshuar 11 urdhër-arreste. Mes të arrestuarve është edhe kreu i grupit kriminal që jetonte në Shqipëri.
KPR: Agimi i Artë të mos tentojnë të hyjë në Shqipëri
TIRANE- Klubi i Patrioteve Rinj ka paralajmëruar se nuk do të lejojë hyrjen në Shqipëri të anëtarëve të grupit neonazist, Agimi i Artë.
Në një deklaratë të tyre thuhet se KPR po ndjek me vëmendje të gjitha lëvizjet dhe planifikimet e neonazistëve të Agimit të Artë për të ardhur në Shqipëri në kuadër të ceremonive që do të zhvillohen në kuadër të festës kombëtare të Greqisë, siç e kanë paralajmeruar në axhendat e tyre.
Tiranë, grabiten 12 milionë lekë në Njësinë Bashkiake Nr.5, kapet një nga autorët
Një vjedhje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zyrat e Njësisë Bashkiake Nr.5 të Tiranës tek zona e ish-Bllokut.
Persona të armatosur, kanë plagosur rojën e Njësisë Bashkiake dhe kanë hyrë brenda zyrave ku tek ajo e financës kanë marrë të paktën 12 milionë lekë të rinj ose mbi 100 mijë USD.
Burime zyrtare policore e konfirmuan lajmin, duke shtuar se roja i lënduar është dërguar në QSUT për mjekim, pa rrezik jete.
Sakaq burimet policore pohojnë se nuk ka patur thyerje të kasafortës për të vjedhur shumën e madhe të parave.
Tjetër rast pedofilie në Tiranë, prindërit denoncojnë 40- vjeçarin
Një 40-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e kryeqytetit pasi akuzohet për pedofili. Sipas policisë prindërit e një vajze të mitur kanë denoncuar Avni Bajraktari rreth 40 vjeç, banues në Qesarakë në Komunën Dajt, për abuzim me vajzën e tyre. Vajza është ngacmuar seksualisht nga 40-vjeçari në fillim të muajit mars në zonën e Qesarakës.
MAPO
Prokurori: Pse kërkova gjobë ndaj Prenjasit
Tominaj: Provat flisnin për kundërvajtje penale. E mbajti 10 minuta në banesë, dera ishte e hapur dhe jashtë kishte fëmijë
Sokol Çobo