Ngjela: Vota e popullit do jetë si hakmarrje këtë radhë, sikur e qëllojnë me gurë Berishën

Postuar në 21 Mars, 2013 03:27

 

Spartak Ngjela, drejtues i Partisë për Ligj dhe Drejtësi, deklaroi për A1Report se PS nuk do të lejojë më vjedhjen e votave. Ngjela tha se Rama e ka situatën shumë mirë kësaj here.

Sipas Ngjelës, “vota e popullit do të jetë si hakmarrje këtë radhë, sikur do e qëllojnë me gurë”.

“Fjala “Rilindje” është pak, por Rama duhet të jetë i ekuilibruar me votën që do marrë, sepse forca e tepërt, fitorja e madhe pas zgjedhjeve, administrohet me vështirësi, kurse e vogla, shumë rehat”, shtoi ai.

Lidhur me deklaratat e Berishës se ka marrë bekimin e Papës për fitoren, Ngjela tha se “deri tani Berisha ka folur përmes hoxhës e tani do flasë përmes priftit. Lëreni atë në punën e tij, se nuk e beson më njeri. Ai duhet ta kuptojë se Zoti nuk është kamerier”.

Përsa i përket ngjarjeve të ditëve të fundit, Ngjela theksoi se: “Krimi është si lepuri, është frikacak, është si lepuri: po pa që shteti është i fortë, ai nuk bën gjë. Ajo që ndodhi ditët e fundit është pak, se Shqipëria drejtohet nga krimi i rrugës. Ky është krimi i vogël, që do qëndrojë kështu sa kohë që s’kemi shtet shqiptar. Duhet që Kryeministri të jetë i ndershëm. Gjeni Kryeministër me moral që të respektojë ligjin”.

“Ndërsa krimi me vdekje nuk lejohet, sepse është makth shoqëror. Bota e ka provuar me kohë, e ka hequr, e ka vënë derisa ka dalë në këtë konkluzionin e fundit. Ah, duhet të funksionojë ligji, dënimet e ashpra, jo të dalin lehtë nga burgu,” tha Ngjela.

 

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.