Arkiv-Lajme të përditësuara

KRYHET KUR TË KTHEHEMI

Postuar në 23 Mars, 2013 03:54

 

Behgjet Pacolli ka thënë se posa të kthehen në Kosovë do ta përfundojnë riformatizimin e Qeverisë. Nga New Yorku, Pacolli ka thënë se gjithçka është në rregull me këtë proces. AKR pret të marrë Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, derisa Partia e Drejtësisë të paktën dy poste të zëvendësministrave.

Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli ka thënë se kur të kthehet në Kosovë do të ndodhin ndryshimet e paralajmëruara në Qeverinë e Kosovës.

Lezha prezantohet në Bruksel

Postuar në 23 Mars, 2013 03:50

Qarku i Lezhës prezantoi në Bruksel burimet natyrore, ekonomike dhe kulturore, si dhe projektet për zhvillimin e këtij qarku, me synim thithjen e sa më shumë fondeve europiane. 

"Ne jemi përpjekur me të gjitha forcat që të prezantojmë më të mirën e mundshme, që do të thotë mundësitë dhe hapësirat që ne ofrojmë. Kërkesat tona ishin mëse të qarta, kryesisht në ngritjen e kapaciteteve të qarkut", deklaroi kryetari i Këshillit të Qarkut, Pashk Gjoni. 

Trafikuan 1 ton lëndë narkotike, lihen në burg tre të arresturit në Vlorë

Postuar në 22 Mars, 2013 16:45

 

 

VLORE- Nën masa të rrepta sigurie Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për tre të arrestuarit e një dite më parë në kuadër të operacionit “Underground-Al”, i cili çoi në pranga 10 persona për trafikun e drogës së Lazaratit.

Berisha komenton golin e Salihit: Ogur i fitores së 23 qershorit

Postuar në 22 Mars, 2013 16:41

 

Kryeministri i vendit, Sali Berisha, reagoi përmes rrjetit social Facebook, duke komentuar fitoren e Kombëtares shqiptare të futbollit ndaj Norvegjisë në Oslo. 

Kuqezinjtë arritën një fitore mjaft të rëndësishme në transfertë për kualifikimet e Botërorit, Brazil 2014. Kryeministri vlerësoi lojën e autorit të golit, Hamdi Salihit si dhe të portierit Etrit Berisha, i cili ishte në një formë mjaft të mirë. 

Vatikan, shqiptari hipën në kupolën e Shën Pjetrit, kërcënon me vetëvrasje

Postuar në 22 Mars, 2013 16:39

 

Një shqiptar ka hipur në kupolën e Shën Pjetrit dhe ka kërcënuar se do të vrasë veten.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane.

Sipas tyre, emigranti shqiptar, 49 vjeç, kishte kërcënuar se do vetëvritej pasi i kishte ardhur një urdhër largimi.

Personi në fjalë kishte probleme familjare dhe kishte edhe disa precedentë për përndjekje, pengmarrje dhe dhunë në familje.

Pas ndërhyrjes së xhandarmërisë së Vatikanit, ai ka zbritur poshtë.

Shqipëria mposht 1-0 Norvegjinë

Postuar në 22 Mars, 2013 16:38

Një magji e Hamdi Salihit dhe 2 pritjet e mrekullueshme të Etrit Berishës i dhanë fitoren e parë pas 6 vjetësh Shqipërisë, në një ndeshje zyrtare në transfertë, vendin e tretë në grup dhe rritën shpresat e kualifikimit për në Botërorin “Brazil 2014”. 

Hetimet zyrtare kundër Sarkozy, financime të paligjshme nga trashgimtarja e L’Oreal

Postuar në 22 Mars, 2013 09:54

 

Në Francë kanë nisur hetimet zyrtare kundër ish-presidentit Nicolas Sarkozy.
Ai akuzohet se ka marrë kontribute të paligjshme për të financuar fushatën e tij zgjedhore më 2007.

Sarkozy thuhet se ka përfituar nga trashëgimtarja e kompanisë së kozmetikës L’Oreal, Liliane Bettencourt, e cila është gruaja më e pasur e Francës.

Në vitin 2006, ajo është shpallur e çmendur. Sarkozy ka mohuar të ketë marrë fonde nga Bettencourt. Skandali mund të dëmtojë shanset e tij për një rikthim të mundshëm në politikë.

PANORAMA

‘A është Shqipëria më e pastër se në 22 mars ’92?’

Postuar në 22 Mars, 2013 09:53

 

TIRANE- Kreu i PS-se, Edi Rama ka perseritur sot permes nje postimi ne profilin e tij ne Twitter se vendit i duhet rilindje.

Duke reaguar pas  deklaratave te kryeministrit Sali Berisha me rastin e 22 marsit, dites se demokracise, Rama pyet shqiptaret nese vendi sot eshte me i paster se 21 vite me pare.

“A eshte Shqiperia me e paster se ne 22 mars ’92? Po plazhet, kodrat, pyjet, ujerat toka e bukes, monumentet e kultures me te mbrojtura?”- shkruan Rama ne Twitter.

PANORAMA

PS, Tahiri: PD-ja po nxjerr me dhunë administratën në miting

Postuar në 22 Mars, 2013 09:52

 

Situate parazgjedhore në Shqipëri NDI publikon raportin paraprak: Situata e polarizuar

Postuar në 22 Mars, 2013 09:51

 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara