Arkiv-Lajme të përditësuara
Mediu në Kavajë: Ky qytet është bastion i së djathtës, ndaj duhet të votojë për ne
Fatmir Mediu ka zhvilluar një takim në Kavajë. Duke e cilësuar këtë qytet si bastion të së djathtës, Mediu ka kërkuar që edhe në 23 qershor kavajasit të votojnë të djathën.
Në një qytet ku pritet një gare e ethshme në ditën e zgjedhjeve, pasi prej dy vitesh administrohet nga një kryebashkiak i majtë, kryerepublikani Fatmir Mediu i kujtoi palëve politike se Kavaja nuk ka pasur dhe nuk do ketë asnjëherë pronar.
Rama prezanton Evis Kushin
Programi i ri i Partisë Socialiste, siç thotë Rama, është vija ndarëse mes një Shqipërie për shqiptarët dhe një Shqipërie për interesat personale të qeverisjes aktuale.
“Kemi programin që e bën më të qartë se asnjëherë zgjedhjen e shqiptarëve: mes rrënimit apo rilindjes; mes rritjes së papunësisë apo punësimit real; mes taksës së sheshtë apo taksimit të ndershëm; mes arsimit dhe shëndetësisë sipas xhepit apo shërbimeve publike sipas nevojës; mes braktisjes së fshatit apo zhvillimit rural me mbështetjen e qeverisë”, deklaroi Edi Rama.
“Gjyqtarët, jo më pagë më të ulët se 100.000 lekë”
Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi ka ndarë me miqtë e tij në Facebook, një draft ligjor i cili pritet të kalojë brenda muajit prill në Parlament. Drafti parashikon rritje të pagave në sistemin gjyqësor. Sipas Halimit, një rrogë më e mirë për gjyqtaret, do të ndikojë në reduktimin e korrupsionit.
Spahiu: AK partia e parë në Tiranë. Berisha në pranga
TIRANË- Aleanca Kuq e Zi ka mbajtur sot Kuvendin e parë të kësaj force politike, ku kreu i saj, Kreshnik Spahiu shprehu bindjen se më 23 qershor do të marrë besimin e shqiptarëve. Ai u shpreh se Alenaca e Kuq e Zi do të jetë partia e parë në Tiranë në zgjedhjet e 23 qershorit. Në fjalën e tij Spahiu nuk anashkaloi edhe akuzat për kryeministrin, që sipas Spahiut e ka lënë Shqipërinë në varfëri.
Edi Rama: do të anulojmë gjobat
Sipërfaqja
Korça është qarku më i madh në vend për sa i përket sipërfaqes që zë, krahasuar me 11 qarqet e tjera.
Rezultati
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009, PD dhe PS arritën të merrnin në Korçë gjashtë mandate deputetësh secila.
Fushata
PS duket tepër e angazhuar për të pasur një rezultat më të mirë se katër vite më parë në qarkun juglindor.
Kreu i PS-së, i shoqëruar nga deputet socialist, mbajtën në Korçë një konventë rajonale: Ne do rilindim vendin, demokratët PD-nw
Stefan Fyle injoron politikanët shqiptarë, asnjë takim me ta gjatë vizitës në Tiranë
Komisioneri për Zgjerim në BE, Stefan Fyle, do të vizitojë ditën e hënën Tiranën. Ai do të marrë pjesë në konferencën “Just BE” dhe çuditërisht nuk do të takojë asnjë politikan.
Kjo duket se vjen si pasojë e faktit se deri më tani këshillat e dhëna nga ai nuk janë marrë parasysh. Më e fundit ishte ajo për votimin e tre ligjeve, për të cilat Fyle kërkoi që most ë ndërmerret referendum, port ë votohen me consensus. Kërkesë që natyrisht nuk u mor parasysh nga ana e Berishës, që jo vetëm me këtë, por dhe me tonet nacionaliste ka shkaktuar shqetësim në BE.
Abuzimi me energjinë elektrike
Instituti i Statistikave njoftoi se abuzimet me energjinë arritën vitin e kaluar rekordin historik duke kërcyer në 3.25 miliardë kilovat/orë.
Sipas Instat, kjo është sa 40.7% e të gjithë energjisë elektrike që u hodh në rrjet nga burimet e brendshme dhe importi. Rekordi negativ i humbjeve lidhet me përkeqësimin e fortë të situatës gjatë vitit të kaluar. Sipas Instat, krahasuar me vitin 2011, vjedhjet e energjisë u rritën me 50 për qind ose 1.1 miliardë kilovat/orë, një tregues ky që dëshmon për kaosin financiar ku ndodhet sistemi energjetik.
Zgjedhjet lokale, Maqedonia voton
SHKUP- Në Maqedoni sot kanë nisur votimet për zgjedhjet lokale, në të cilat rreth 1.743.403 qytetarë me të drejtë vote do të zgjedhin drejtuesit e ri të pushtetit vendor në 80 komuna dhe Shkupin si njësi e posaçme e vetadministrimit lokal.
Zëvendëskryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Subhi Jakupi, tha se në bazë të informacioneve të para të KSHZ-së, procesi zgjedhor ka nisur mirë dhe nuk ka raportime për ndonjë ngecje apo probleme tjera të natyrës teknike.
Kushti për në qeveri, zbardhen partitë që arrijnë pragun
Në 2009-n nga partitë e majta mbi 10 mijë vota kanë marrë vetëm 3 parti, PSD, PDS dhe G99. Nga e djathta avantazh PDIU, PR, PLL dhe PAA.
24 Marsi, dita e kthesës së historisë
Prishtinë, 24 mars - Për kosovarët dita e sotme, 24 Marsi, është një nga ditët e kthesës së historisë. 14 vjet më parë, kur Kosova ishte në luftë, NATO-ja nisi ta bombardojë Serbinë. Fillimi i bombardimeve të NATO-s, si për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ashtu edhe për aktorë të tjerë të çështjes së Kosovës, është cilësuar si një ngjarje historike në vend. Fushata ajrore zgjati 78 ditë dhe u përmbyll me dëbimin e forcave serbe nga Kosova, dhe me hyrjen e rreth 50 mijë ushtarëve të NATO-s në Kosovë.