Stefan Fyle injoron politikanët shqiptarë, asnjë takim me ta gjatë vizitës në Tiranë

Komisioneri për Zgjerim në BE, Stefan Fyle, do të vizitojë ditën e hënën Tiranën. Ai do të marrë pjesë në konferencën “Just BE” dhe çuditërisht nuk do të takojë asnjë politikan.
Kjo duket se vjen si pasojë e faktit se deri më tani këshillat e dhëna nga ai nuk janë marrë parasysh. Më e fundit ishte ajo për votimin e tre ligjeve, për të cilat Fyle kërkoi që most ë ndërmerret referendum, port ë votohen me consensus. Kërkesë që natyrisht nuk u mor parasysh nga ana e Berishës, që jo vetëm me këtë, por dhe me tonet nacionaliste ka shkaktuar shqetësim në BE.
Fyle gjatë vizitës së tij në Tiranë do të takojë vetëm përfaqësues të medias, shoqërisë civile dhe biznesit.
TEMA
Add new comment