Arkiv-Lajme të përditësuara

Shqiptarët, një popull i mjerë, 37 për qind e familjeve, më pak se 10 mijë lekë në muaj

Postuar në 26 Mars, 2013 07:56

 

Një sondazh i publikuar sot në Tiranë, pjesë e Vrojtimit Social Europian zbuloi një situatë tragjike sa i përket të ardhurave të familjeve shqiptare, të ardhura që qenë matur për herë të fundit nga Instituti i Statistikave pesë vjet më parë, pra para fillimit të krizës ekonomike botërore.

DESHMIA/ Historiania: E vërteta e faksit misterioz të Berishës pas vrasjes së Azem Hajdarit

Postuar në 26 Mars, 2013 07:56

 

Historiania angleze Miranda Vickers, në një intervistë të gjatë për gazetën Dita, komenton edhe vrasjen e Azem Hajdarit dhe moszbardhjen e të vërtetës pas saj.

Ajo flet për një faks misterioz të përgatitur nga PD para vrasjes së Azemit, ndërsa shton se njerëzit që kishte më shumë frikë Azemi ishin në Tiranë dhe jo në veri. Ajo shton se kjo vrasje ka mbjellë frikë në korridoret e politikës në Tiranë dhe kjo frikë nuk ka ikur ende.

PS: Miliona $ dëme me naftën bruto

Postuar në 26 Mars, 2013 07:54

Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ahmetaj ka denoncuar në një deklaratë për shtyp abuzimet korruptive që sipas tij shteti shqiptar bën me konçesionet e naftës. 

Gjatë fjalës së tij, Ahmetaj ka nënvizuar se, për shkak të këtyre aferave, vendit i shkaktohen dëme financiare kolosale që arrijnë mbi 100 milionë dollarë. 

Rihapen dy banka në Qipro, të tjerat, të mbyllura

Postuar në 26 Mars, 2013 03:58

 

Banka Qendrore e Qipros thotë se të gjitha bankat do të mbeten të mbyllura deri të enjten me 28 Mars, me perjashtim të dy bankave më të mëdha në vend asaj, Laiki Bank dhe Bankës së Qipros, që do të rihapet sot.

Në njoftimin e Bankës Qendrore është thënë se vendimi synon sigurimin e “funksionimit normal të sistemit bankar në tërësi”. Bankat në Qipro janë mbyllur që nga 16 marsi.

Në një fjalim televiziv, presidenti i Qipros, Nikos Anastasiades tha se plani i shpëtimit ishte i “dhimbshëm”, por i domosdoshëm për të shmangur situaten e veshtire ekonomike.

Evis Kushi: Firmosa mbi letër të bardhë, jo peticionin

Postuar në 26 Mars, 2013 03:57

 

-Evis Kushit dhe pedagogëve të tjerë në Elbasan ua morën firmën mbi një letër të bardhë në mirëbesim dhe ua përdorën për peticionin kundër Ramës për tre ligjet e Statusit. Kjo firmë u përdor sërish kundër Ramës, i cili e ka zgjedhur Kushin në listën e PS-së për Elbasanin. Vetëm një ditë pas prezantimit nga kryesocialisti Edi Rama të kandidates për deputete, Evis Kushi, kjo është vendosur në qendër të sulmeve politike nga mazhoranca.

Reagimi 

Dekretet e Nishani miratohen vetëm nga mazhoranca, Majko: Nuk marrim pjesë në këtë histori çorbë

Postuar në 26 Mars, 2013 03:56

 

Tre emrat e dekretuar nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, për në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese, kanë marrë miratimin e mazhorancës së Komisionit të Ligjeve. Opozita ka braktisur mbledhjen dhe deputeti Pandeli Majko ka deklaruar se ky është një proces antikushtetues. Sipas tij ka dekrete të pezulluara të presidentit paraardhës.“Shteti nuk funksionon kështu, s’marrim pjesë në këtë histori çorbë”, tha ai më tej.

Mark Frroku:S’ka prova,vëllai im i lirë në prill

Postuar në 26 Mars, 2013 03:55

 

“Vëllai im pritet të dalë  i lirë. Prokuroria shqiptare  nuk i ka paraqitur  palës greke asnjë  provë për  fajsinë e tij”. Kështu është shprehur Mark Frroku, vëllai i biznesmenit  Arben Frroku , i dyshuar për vrasjen e kryekomisar  Dritan Lamajt.

Për sa i përket  pretendimeve se ekziston një telefonatë  ku biznesmeni  Frroku ka thënë :”Duhet të festojmë sepse kam mbyllur një punë” i vëllai sqaron :

LUFTA PËR STRUKTURËN ETNIKE NË VERI

Postuar në 26 Mars, 2013 03:54

 

Beogradi zyrtar me çdo kusht po përpiqet ta ruajë të pandryshuar strukturën etnike, e cila është krijuar në veriun e Kosovës, ku popullatë shumicë janë serbët.

Kështu vlerësojnë politikanët dhe njohësit serbë të rrethanave dhe zhvillimeve politike, të veriut të Kosovës.

Sipas tyre, në këtë drejtim shkon edhe kërkesa e zyrtarëve të Beogradit, që përveç kontrollit të policisë dhe të drejtësisë, bashkësia e komunave serbe të ketë edhe kompetencën për planifikimit hapësinor.

Nis trajnimi i policisë për zgjedhjet

Postuar në 26 Mars, 2013 03:53

Në kuadër të zgjedhjeve të 23 qershorit nis sot trajnimi i forcave të policisë për përballimin sa më mirë të situatës. Ky trajnim organizohet nga prezenca e OSBE-së në vendin tonë dhe Policia e Shtetit. 

Në fjalën e tij, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Eugen Wolfarth, deklaroi se roli i policisë gjatë zgjedhjeve është thelbësor.

Topi: Premtimet, qesharake. Partitë kopjojnë programet e njëra- tjetrës

Postuar në 25 Mars, 2013 13:03

 

TIRANE- Fryma e Re Demokratike ka prezantuar sot programin e saj për Shëndetësinë. Kreu  i kësaj partie, Bamir Topi e cilësoi atë mjaft profesional, të bazuar, realist dhe me këmbë në tokë.

Më tepër Topi u ndal në një koment të tij politik, lidhur me atë çfarë kanë prezantuar partitë politike si programe të tyre deri në këto momente, ndërsa nuk jemi zyrtarisht në fushatën elektorale

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara