Nis trajnimi i policisë për zgjedhjet

Postuar në 26 Mars, 2013 03:53

Në kuadër të zgjedhjeve të 23 qershorit nis sot trajnimi i forcave të policisë për përballimin sa më mirë të situatës. Ky trajnim organizohet nga prezenca e OSBE-së në vendin tonë dhe Policia e Shtetit. 

Në fjalën e tij, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Eugen Wolfarth, deklaroi se roli i policisë gjatë zgjedhjeve është thelbësor.

“Policia e Shtetit është abolutisht thelbësore në ecurinë e procesit zgjedhor. Nga raportet e OSBE-ODIHR-it në zgjedhjet e kaluara, është treguar se policia ka treguar gjithmonë profesionalizëm. Zgjedhjet e 23 qershorit do të jenë shumë të rëndësishme për Shqipërinë në lidhje me integrimin e Shqipërisë në BE. Unë kam besim se policia do të arrijë të kryejë sërish me sukses detyrën e saj”, theksoi Wolfarth, i cili shtoi se ky trajnim do të jetë shumë i vlefshëm.

“Kam besim se trajnimi do t’ju ndihmojë për detyrat e veçanta që do ju caktohen në mënyrë që në të gjithë vendin të ketë standarte të larta. Duhet që puna normale e policisë të vazhdojë me dedikim të lartë edhe pse jemi në kohë zgjedhjesh”, shtoi ambasadori i OSBE-së.

 

 

 

TOP CHANNEL

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.