Arkiv-Lajme të përditësuara

TV Klan: 10 lojtarë futbolli me mbiemrin e kryeministrit. Të shumtë në fushë, po vetëm një në politikë

Postuar në 24 Mars, 2013 03:10

 

TV Klan duket i entuziazmuar me faktin se ka shumë futbollistë me mbiemrin e kryeministrit shqiptar. Për këtë arsye ata kanë përgatitur një kronikë, duke theksuar se janë të shumtë ata në fushë, por vetëm njëri është në politikë. Më poshtë teksti.

 

Në stadiumin “Ullevaal” të Oslos zbritën në fushë dy Berisha, Etriti me Shqipërinë dhe Valoni me Norvegjinë. I pari ishte një hero që u brohorit për pritjet shpëtimtare, ndërsa i dyti i cili hyri në lojë si zëvendësues u largua si humbës.

ENIGMA E NJOHJEVE

Postuar në 24 Mars, 2013 03:08

 

Presidentja Atifete Jahjaga, Kryeministri Hashim Thaçi, Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli dhe as Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj nuk e dinë numrin e saktë të njohjeve që i kanë ardhur Kosovës. Ata shpesh pohojnë se gjysma e shteteve të OKB’së e kanë pranuar Kosovën, por askush nuk tregon numrin e saktë.

As Kryeministri Hashim Thaçi nuk e ka përmendur numrin e saktë të njohjeve që i kanë ardhur deri më tash Kosovës.

PS prezanton programin në Korçë

Postuar në 23 Mars, 2013 14:04

 

KORCE- Partia Socialiste prezanton ne qytetin e Korces programin e saj per Rilindje.

Kreu i PS-se, Edi Rama e kishte njoftuar qe me pare permes profilit te tij ne Twitter kete konference per programin.

“Konferenca Rajonale e Programit ne Korce. Pas interesimit te jashtezakonshem ne Shkoder e Diber te shohim Korcen:-)”- shkruante Rama.

Deputetja e PS-se, Gjermeneli eshte ndalur ne pjesen per arsimin dhe shendetesine ka premtuar cilesi dhe rritje te buxhetit.

Berisha në Maminas: Katër vitet e ardhshme do hapin 250 mijë vende pune

Postuar në 23 Mars, 2013 14:03

 

Korçë, mbahet konferenca rajonale e programit “ Për një Rilindje Shqiptare”

Postuar në 23 Mars, 2013 14:01

 

Të bindur në planin më të mirë të zhvillimit ekonomik e social që do t’i japin vendit pas 23 qershorit drejtues të socialistëve kanë ndarë idetë e tyre me banorët e Korçës në konferencën rajonale që u zhvillua gjatë pasdites të së shtunës. Konferenca për programin socialist ishte e ndarë ne dy panele dhe folësit synuan të ndajnë vizionin dhe modelin e ri për Rilindjen e Shqipërisë.

Tiranë, eksploziv makinës së biznesmenit të çimentos

Postuar në 23 Mars, 2013 13:59

 

Vendoset eksploziv makinës së biznesmenit të çimentos. Rreth orës 17:00, të së shtunës, në afërsi të Kopshtit Zoologjik ka shpërthyer makina e tip Benz me targa AA303DK.

Si pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi Leonard Qesari, drejtuesi i mjetit. Ai është transportuar për në spital, ku është jashtë rrezikut për jetën.

Automjeti i shpërthyer i përkiste një biznesmeni që merret me prodhimin dhe tregtimin e çimentos. Menjëherë në vendgjarje kanë mbërritur forca të shumta të policisë që kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Dështon testi i Fierit I

Postuar në 23 Mars, 2013 13:58

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka deshtuar të shtunën me testin e Fierit për numërimin elektronik të votave për zgjedhjet e 23 qershorit. Prova e lajmëruar nga vetë kryetarja e Lefterie Lleshi gjatë një interviste për Top Channel nuk është realizuar, ndërsa është shkelur një tjetër afat, duke vënë nëe rrezik përdorimin e teknologjisë së re në këto zgjedhje. 

Top Channel mëson se afati është shtyrë sërish për në muajin prill. 

Punësimi dhe rrugët, Rama: Berisha ka asfaltuar një rruge të gjatë sa vija ajrore Tiranë-Tokio

Postuar në 23 Mars, 2013 06:08

 

TIRANE- Kreu i PS-se, Edi Rama ka ironizuar me deklaratat e kreut te qeverise, Sali Berisha per asfaltimin e rrugeve ne vend dhe me pretimet e tij per hapjen e 250 mije vendeve pune mandatin e ardhshem.

Ne nje postim te tij ne blog, titulluar TIRANE – TOKIO, Rama akuzon Berishen per tollovi me shifrat, si per punesimet e realizuar nderkohe, e po ashtu edhe me premtimet per mandatin e ardhshem.

Postimi i Rames

Shenja jete, gjenden dy batanije. Dyshohet edhe për mbetje kockore të vogëlushit

Postuar në 23 Mars, 2013 06:07

 

Pandeli Majko: Jo aleancë me partitë në qeveri

Postuar në 23 Mars, 2013 06:05

Deputeti i PS, Pandeli Majko ka përjashtuar dje mundësinë e një koalicioni me LSI-në, para zgjedhjeve të 2013-ës. Nga Korça, deputeti socialist ka thënë se do të përjashton nga koalicioni ato parti, të cilat janë në koalicionin qeverisës. “PS nuk bën aleanca me partitë në qeverisje. PS bën aleancë me partitë që mendojnë se mund të qeveriset pa Berishën”, – ka thënë Majko. Ai ka kritikuar edhe vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke e cilësuar atë një organ politik. “KQZ është një organ politik. Vendimet merren jashtë zyrave të tij”, ka deklaruar Majko në një prononcim për mediat.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara