AK: Sulmi ndaj Top Channel ogur i zi, Berisha po i kthehet simptomave të ‘96

Aleanca Kuqezi ka mbledhur paraditen e sotme strukturat e degës së Tiranës, në prag të mbajtjes së kongresit të saj.
Eksponentët e Aleancës Kuqezi kanë dënuar sulmet që kryeministri Sali Berisha po u bën mediave që nuk ndjekin linjën editoriale të tij, në veçanti Top Channel.
“Qeveria po ushtron një presion të madh mbi median. Berishës po i rikthehen simptomat e vitit 1996. Kryeministri po ushtron dhunë verbale dhe fizike mbi kundërshtarët”, kanë deklaruar drejtuesit e AK.
Sipas tyre, këto veprime të shefit të qeverisë janë shenja të qarta paniku në prag të zgjedhjeve dhe përballë protestave që do të ndërmarrin në prill aktivistët kuqezinj.
“Sulmi ndaj ‘Top Media’ është një ogur i zi në prag të zgjedhjeve. Kjo tregon se kryeministri në panik. Më 7 prill orteku i kuqezinjve do të jetë përballë bunkerit të zi të shtetasit Berisha”, kanë shtuar drejtuesit e AK.
SHQIP
Add new comment