Tiranë, eksploziv makinës së biznesmenit të çimentos

Postuar në 23 Mars, 2013 13:59

 

Vendoset eksploziv makinës së biznesmenit të çimentos. Rreth orës 17:00, të së shtunës, në afërsi të Kopshtit Zoologjik ka shpërthyer makina e tip Benz me targa AA303DK.

Si pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi Leonard Qesari, drejtuesi i mjetit. Ai është transportuar për në spital, ku është jashtë rrezikut për jetën.

Automjeti i shpërthyer i përkiste një biznesmeni që merret me prodhimin dhe tregtimin e çimentos. Menjëherë në vendgjarje kanë mbërritur forca të shumta të policisë që kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Nga të dhënat paraprake mësohet se sasia e eksplozivit është vendosur në pjesën e pasme të makinës, e cila ka shpërthyer në ecje e sipër. Kjo nuk është hera e parë që biznesmenët e çimentos janë nën shënjestrën e krimit.

Më 5 tetor të vitit 2012 u ekzekutua me eksploziv, zëvendësdrejtori i fabrikës së çimentos së Fushë Krujës, Anuar Rizik (Anwar Rizik), 43 vjeç, nga Betlehemi.

Rizik kishte kombësi palestineze dhe shtetësi shqiptare. Ai mbeti i vdekur pasi një sasi lënde plasëse shpërtheu në portën e banesës së tij, ndërsa po hapte portën kryesore të banesës

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.