Pandeli Majko: Jo aleancë me partitë në qeveri

Postuar në 23 Mars, 2013 06:05

Deputeti i PS, Pandeli Majko ka përjashtuar dje mundësinë e një koalicioni me LSI-në, para zgjedhjeve të 2013-ës. Nga Korça, deputeti socialist ka thënë se do të përjashton nga koalicioni ato parti, të cilat janë në koalicionin qeverisës. “PS nuk bën aleanca me partitë në qeverisje. PS bën aleancë me partitë që mendojnë se mund të qeveriset pa Berishën”, – ka thënë Majko. Ai ka kritikuar edhe vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke e cilësuar atë një organ politik. “KQZ është një organ politik. Vendimet merren jashtë zyrave të tij”, ka deklaruar Majko në një prononcim për mediat. Më tej, i pyetur nga mediat, zoti Majko ka komentuar edhe ngjarjet e fundit të kronikës në vend dhe zërat për kthimin e dënimit me vdekje. “Situata kriminale në vend është e rënduar, por nuk mendoj se kthimi i dënimit me vdekje është zgjidhje”, është shprehur ish-kryeministri. Në ditët e fundit, mbarë opinioni publik në vend u trondit nga krimet e karakterit seksual të pedofilit nga Prrenjasi, i cili dyshohet se ka vrarë edhe djalin e një ish-zyrtari të SHISH. Kjo ka sjellë një valë zemërimi mes njerëzve, por politika ka pasur reagim të njëjtë deri më tani, duke u shprehur kundër rikthimit të dënimit me vdekje.

 

 

 

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.