Arkiv-Lajme të përditësuara
Rama me fermerët e Devollit: Do t’i sigurojmë treg prodhimeve bujqësore
Topalli thirrje opozitës për të votuar tre ligjet
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli i kërkoi opozitës të votojë tre ligjet që po mbajnë peng marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian. Ajo i kërkoi deputetëve të opozitës të mos mbesin peng të kryetarit pot të ndjekin shembullin e zonjës Evis Kushi e cila firmosi peticionin ku I kërkohej kryetarit të PS-së të lejonte deputetët e opozitës të votonin 3 ligjet në Kuvend, dhe që tashmë konkurron për PS-në në qarkun e Elbasanit.
Rama pas arrestimit të babait të Sajmir Tahirit: Asnjë s’është mbi ligjin, hetim i pavarur
“Por nuk janë të panjohura sulmet ndaj Tahirit, denoncoi korrupsioni qeveritar”
Kreu i PS, Edi Rama reagoi pas lajmit për arrestimin e babait të deputetit të PS, Sajmir Tahiri për kontrabandë ilaçesh.
Rama theksoi se z. Tahiri duhet të hetohet në mënyrë të pavarur, por nuk përjashtoi mundësi që akuza të jetë politike, duke qenë se sulmet ndaj deputetit Sajmir Tahiri kanë qenë të njëpasnjëshme, pasi ai është një nga personat që ka denoncuar hapur dhe në vijimësi korrupsionin qeveritar, krimin e organizuar, si edhe vetë Kupolën drejtuese të Policisë.
PS: Berisha po riciklon premtimet e 2009-s. Premton 250 mijë vende pune, pa folur për 160 mijë vendet e pahapura
Partia Socialiste, në kuadër të fushatës “100 arsye për të mos votuar Berishën”, e ka akuzuar këtë të fundit se po riciklon premtimet e bëra gjatë fushatës së kaluar. Ekspertja për programin në PS, Milena Harito, u shpreh se Berisha nuk ka më asnjë ide dhe tashmë po tallet me shqiptarët.
Sipas Haritos, Berisha premton se do të hapë 250 mijë vende punë, por nuk jep shpjegime për 160 mijë vendet e punës që premtoi më 2009-n dhe që nuk i hapi.
BE rrit kërkesat për zgjedhjet IMA
Në një kohë kur BE është duke tentuar ta mbajë aktive axhendën integruese të Shqipërisë, e cila duket se është eklipsuar për momentin nga zgjedhjet e qershorit, deputetët demokratë të delegacionit parlamentar shqiptar në Parlementin Europian bojkotuan konferencën ku merrte pjesë edhe komisioneri Stefan Fyle.
Nuk dihen shkaqet e këtij bojkoti, ndërkohë që i vetmi përfaqësues nga partitë e maxhorancës qeverisëse në këtë konferencë ishte sekretari i marrëdhënieve me jashtë në LSI, Ralf Gjoni.
PS, Harito: Në 23 qershor, Berisha në pension
Në vijim të fushatës, “100 arsye për të mos votuar Berishën”, anëtarja e grupit të punës për programin e Partisë Socialiste, Milena Harito nëpërmjet një deklarate për mediat renditi disa arsye që sipas të cilave pas 23 qershorit kryeministri duhet të dalë në pension.
“Pas 8 vitesh në pushtet vetëm 90 ditë i kanë mbetur kryeministrit nga dalja e tij në pension, në çdo fjalë e fjalim ai tregon se shqiptarët nuk kanë asnjë arsye pse ta votojnë”,-tha ajo.
Sipas Haritos, Berisha nuk ka më asnjë ide, vizion apo strategji për të qeverisur.
Forcim i shtetit ligjor, Llalla: I nevojshëm perfeksionimit të teknikave të hetimit
Perfeksionimit të teknikave të hetimit është I nevojshëm për forcimin e shtetit ligjor deklaroi sot Kryeprokurori Adriatik Llalla në një konferencë për shtyp pas takimit me penalistin me famë botërore Sheriff Basuini. Llalla theksoi se asnjë faktor i jetës së vendit nuk mundet dhe nuk duhet të luajnë rolin e gjyqtarit. “Zelli i tepruar për të bërë gjyqtarin apo prokurorin, krahas faktit që mund të dëmtojë hetimet, mund të arrijë deri në atë masë që të këpusë fillin e hollë që ndan etikën me ligjin.
Berisha në Bërzhitë: S`do ketë rritje taksash për biznesin sa kohë që voton PD-në
Kryeministri Sali Berisha, gjatë një takimi me përfaqësues të bizneseve të vogla në Bërzhitë, ka premtuar së nuk do të ketë rritje taksash, ndërsa ka akuzuar kreun e opozitës, Edi Rama, se po gënjen kur deklaron se do e heqë këtë taksë.
Pedofili i pa lëkundur në rrëfimin e tij. I thotë gruas :E vrava Julianin
“Çfarë ke bërë me djalin e vogël? Më thuaj çfarë i ke bërë?” kështu i është drejtuar bashkjetuesja Valbona Paci pedofilit Ardian Prenjasi. Mirpo, ai është përpjekur ta qetësojë atë .
“Ulu dhe qetësohu. Nuk është mirë të nevrikosesh. Julianin e kam vrarë kur ishe ti në Dibër”. Kështu i është përgjigjur Ardiani , ndërkohë që biseda e tyre ka qenë e survejuar nga grupi i hetimit për të dëshmuar nëse ai ka rrëfyer të vërtetën.
Kuvend, debat për konçesionet
Në seancën kuvendore të së hënës, deputeti i PS, Erjon Braçe ka akuzuar sërish qeverinë për abuzime me kontratat konçesionare dhe i ka kërkuar llogari ministrit të Ekonomisë, Edmon Haxhinasto.
Në përgjigjen e tij, ministri ka deklaruar se kontratat po nënshkruhen sipas modeleve më të avancuara evropiane dhe sipas tij kanë dhënë rezultat dhe efekte tek qytetarët.