PS, Harito: Në 23 qershor, Berisha në pension

Postuar në 25 Mars, 2013 07:16

 

Në vijim të fushatës, “100 arsye për të mos votuar Berishën”, anëtarja e grupit të punës për programin e Partisë Socialiste, Milena Harito nëpërmjet një deklarate për mediat renditi disa arsye që sipas të cilave pas 23 qershorit kryeministri duhet të dalë në pension. 

“Pas 8 vitesh në pushtet vetëm 90 ditë i kanë mbetur kryeministrit nga dalja e tij në pension, në çdo fjalë e fjalim ai tregon se shqiptarët nuk kanë asnjë arsye pse ta votojnë”,-tha ajo. 

Sipas Haritos, Berisha nuk ka më asnjë ide, vizion apo strategji për të qeverisur. 

“Ai ose kopjon programin tonë ose riciklon premtimet e vitit 2009. Lista e premtimeve të ricikluara është e gjatë, premton 250 mijë vende pune kur nuk tregon a përmbushi 160 mijë vendet e punës që do hapte në 2009-ën”,-deklaroi Harito. 

“Ai duket i bindur se mund të tallet dhe mund t’i mashtrojë shqiptarët, kjo një nga arsyet pse më 23 qershor duhet ta nxjerrim në pension”,- përfundoi Harito.

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.