Arkiv-Lajme të përditësuara

Një partneritet i ri për modernizimin e universiteteve

Postuar në 28 Mars, 2013 03:27

 

Poni kërcënon minibashkitë: Do t’i ndajmë vetë qendrat e votimit

Postuar në 28 Mars, 2013 03:25

 

PRESION NDËRKOMBËTAR PËR ARRITJEN E MARRËVESHJES

Postuar në 28 Mars, 2013 03:21

 

Tash kur kanë mbetur më pak se një javë nga takimi i radhës, më 2 prill, ndërmjet kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrit të Serbisë Ivica Daçiq, në kuadër të dialogut në Brukseli, presioni ndërkombëtar për arritjen e një marrëveshje, për Asociacionin e komunave serbe, është shtuar dhe pritet që ky presion të sjellë rezultate, vlerësojnë njohësit e rrethanave dhe zhvillimeve politike në Kosovë.

Rama: Hetim dështimit të “Albpetrol”

Postuar në 28 Mars, 2013 03:19

Konferenca Rajonale për prezantimin e programit për një Rilindje Shqiptare, organizuar nga PS në qytetin e Patosit është fokusuar në fushën e naftës dhe hidrokarbureve. 

Kryetari Edi Rama foli me nota të forta kritike në adresë të qeverisisë, për atë që ai e quajti pseudo privatizim të “Albetrolit”, që dështoi dhe askush nuk mbajti përgjegjësi. 

“Gërdeci”, para shtesë për familjet e dëmtuara

Postuar në 27 Mars, 2013 13:25

 

Këshilli i Ministrave ka vendosur sot dhënien e nj fondi shtesë për familjet e prekura nga shpërthimi i vitit 2008 në Gërdec.

Në vendimin e sotëm të këshillit të Ministrave thuhet se; “Bashkisë Vorë, në buxhetin e vitit 2013, t’i  akordohet fondi shtesë prej  13 018 800 (trembëdhjetë milionë e tetëmbëdhjetë mijë e tetëqind) lekësh, për dhënie ndihme financiare familjeve të dëmtuara nga aksidenti teknologjik i datës 15.3.2008 në fshatin Gërdec.”

Rishikimi i “Historisë” nën mbikëqyrjen e autoriteteve turke, intelektualët peticion, kundra

Postuar në 27 Mars, 2013 13:24

 

Rishikimi i tekstit të “Historisë” ka ringjallur  mjaft reagime kundra sidomos tek intelektualët. Një grup intelektualësh nga të gjitha trojet shqiptare mes tyre dhe shkrimtari i madh Ismail Kadare kanë përgatitur një peticion kundër rishikimit të historisë nën mbikëqyrjen e autoriteteve shtetërore turke.

Ja se çfarë shkruajnë intelektualët në këtë peticion: 

Reagon Rama : Pse të mos bëjmë debat publik për shëndetësinë

Postuar në 27 Mars, 2013 13:22

 

Prokuroria kërkon lirimin e babait të Sajmir Tahirit, nesër vendimi i gjykatës

Postuar në 27 Mars, 2013 13:21

 

Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar lirimin e  Bashkim Tahirit, babait të deputetit të PS-së Saimir Tahiri, i cili u arrestua ditën e hënë për kontrabandë ilaçesh.

Për bashkëpunëtorin e tij, Dritan Gjiza organi i akuzës kërkoi ‘arrest shtëpie”, ndërsa për Nadire Tagën kërkoi që të hetohej në gjendje të lirë.

Ndërkohë, gjykata pritet të japë nesër vendimin për tre të akuzuarit për kontrabandën e ilaçeve.

Bashkim Tahiri së bashku me dy persona të tjerë u arrestua ditën e hënë në kuadër të operacionit policor të koduar “Rispedal”.

Berisha shpërblen këshilltarin e Ilir Metës, i arrestuar për vrasje e trafik droge

Postuar në 27 Mars, 2013 13:20

 

Kryeministri Sali Berisha shpërblen këshilltarin  e Ilir Metës, i arrestuar për trafik droge dhe përfshirje në bandat kriminale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Arrestohet ish-drejtori i bankës

Postuar në 27 Mars, 2013 13:19

Ish-drejtori i një filiali banke u arrestua nga policia e Tiranes pasi dyshohej se nga viti 2010 deri në fund të vitit 2012 u kishte vjedhur pesë klientëve të tij një shumë prej 100 mijë eurosh. 

Mënyra se si vepronte Genci Markollari, 37 vjeç, ishte se depozitonte në bankën qëndrore më pak para seç arkëtonin 5 biznesmenë në degën që drejtohej prej tij. 

Për dy vite me radhë Markollari, duke u hequr një pjesë të vogël për çdo derdhje pesë bizneseve, dyshohet se i solli bankës së tij një dëm ekonomik prej 100 mijë eurosh. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara