Arkiv-Lajme të përditësuara

Gjyqi Malltezi-Balla, debate për marjen e provave

Postuar në 29 Mars, 2013 14:51

Seanca e radhës gjyqësore mes mes dhëndrit të kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi dhe deputetit socialist Taulant Balla u shoqërua me debate . Në hyrje të procesit, avokati i Malltezit u ktheu përgjigje 6 pyetjeve qe kishte bërë Balla në seancën paraardhëse.  Debatet lidheshin me marrjen e provave.  Gjykatësja Vjosa Zaimi i la kohë Ballës, që ishte i pranishëm sot në seancë, të sillte provat për të vërtetuar deklaratat që ka bërë ndaj Malltezit. Më vonë, në po të njëjtën gjykatë u zhvillua dhe procesi mes djalit të kryeministrit dhe deputetit socialist Taulant Balla.

PS konferencë rajonale në Fier, Rama: Berisha po bën fushatë me programin e PS

Postuar në 29 Mars, 2013 14:49

 

Fieri ka qenë ndalesa e radhës e Partisë Socialiste ku prezantoi programin e saj qeverisës, “Rilindje Kombëtare”. Në fjalën e rastit, para mbështetësve socialistë, kreu i PS-së, Edi Rama foli gjatë për programin e opozitës për rritjen ekonomike, punësimin, sistemin e tatimit, rendin dhe luftën ndaj korrupsionit.

Bregu-Ramës: Lejo deputetët të votojnë tre ligjet, pasi nuk e dëmton dot fitoren tonë

Postuar në 29 Mars, 2013 14:48

 

Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ka dalë në një konferencë shtypi, ku ka kërkuar nga kreu socialist, Edi Rama, që të lejojë deputetët e kësaj partie të votojnë tre ligjet e mbetura pezull në Kuvend. Apeli i Bregut bëhet kur në fakt Komisioneri për Zgjerim, Stefan Fyle, u shpreh qartë gjatë vizitës së tij në Tiranë, se çështja e Shqipërisë nuk do të diskutohet në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të BE-së.

Llalla: Hetim nxjerrjes së sekretit hetimor

Postuar në 29 Mars, 2013 14:46

Prokuroria e Krimeve të rënda ka nisur hetimet për nxjerrje të sekretit hetimor ndaj grupit të hetimit që po ndjek çështjen ndaj Ardian Prrenjasit si dhe ndaj gazetarëve që raportuan dëshminë e tij të dhënë në polici dhe në organin e akuzës. 

Çështja duhej të hetohej në fakt nga Prokuroria e kryeqytetit, por është shpallur moskompetenca dhe dosja i ka kaluar Prokurorit të Krimeve të Rënda, Behar Dibra, i cili do delegohet për këtë cështje në Prokurorinë e Tiranës. 

Llalla: Hetim nxjerrjes së sekretit hetimor

Postuar në 29 Mars, 2013 14:46

Prokuroria e Krimeve të rënda ka nisur hetimet për nxjerrje të sekretit hetimor ndaj grupit të hetimit që po ndjek çështjen ndaj Ardian Prrenjasit si dhe ndaj gazetarëve që raportuan dëshminë e tij të dhënë në polici dhe në organin e akuzës. 

Çështja duhej të hetohej në fakt nga Prokuroria e kryeqytetit, por është shpallur moskompetenca dhe dosja i ka kaluar Prokurorit të Krimeve të Rënda, Behar Dibra, i cili do delegohet për këtë cështje në Prokurorinë e Tiranës. 

Nishani dekoron Qaton, ‘Mjeshtër i Madh’

Postuar në 29 Mars, 2013 08:44

 

TIRANE- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dekoruar kampionin shqiptar të boksit për peshat super të mesme në Federatën IBC, Kreshnik Qato, me Urdhrin “Mjeshtër i Madh”.

“Për talentin dhe kontributin e çmuar që ka dhënë dhe jep për të mbajtur lart jehonën e sportit shqiptar kudo në botë”, shkruhej ne motivacionin e urdherit te dhene nga kreu i shtetit.

Klima e biznesit, Berisha replikën me përfaqësuesen amerikane

Postuar në 29 Mars, 2013 08:40

 

Përfaqësuesja  e Dhomës Amerikane të Tregtisë, Filloreta Lui Faber i tha dje kryeministrit Berisha se investitorët e huaj nuk vijnë në Shqipëri për shkak të klimës së përkeqësuar të biznesit. Përgjigjet Berisha: Shifrat nuk e tregojnë këtë. Jeni emocionale

PS: Çmimet janë rritur në mënyrë drastike

Postuar në 29 Mars, 2013 08:37

 

Sekretari i programit të PS, Ilir Beqja ka denoncuar rritjen e ndjeshme të çmimeve të mallrave dhe shërbimeve në vend.

Sipas zotit Beqja, çmimi i bukës, orizit, sheqeri, miellit dhe vajit është rritur nga viti 2005 deri në 2013 me 60 deri në 80%.

Në një konferencë për shtyp, Beqja e ka vënë në veçanti theksin tek rëndimi i faturave të energjisë dhe ujit për qytetarët.

Ambasadori rus: Presim që qeveria e re shqiptare të mbajë një qendrim konstruktiv për Albpetrol

Postuar në 29 Mars, 2013 08:35

 

Ambasadori rus në Shqipëri Leonid Grigorieviç Abramov, ka thënë se kompania e njohur Gazprom, është ende e interesuar për privatizimin e Albpetrol. Por, sipas tij, duhet që qeveria e re që do të dalë pas 23 qershorit, të mbajë një qendrim konstruktiv.

Reshjet mbysin bujqësinë

Postuar në 29 Mars, 2013 08:33

Reshjet e shumta dhe përmbytjet duket se kanë ndikuar në rritjen e çmimeve për shumë  produkte bujqësore në treg. Konsumatorët ankohen  se po blejnë një kilogram sallatë jeshile  me 250 lekë si asnjëherë tjetër. 

“Shumë janë ngritur. Sallata jeshile, domatet janë shumë lartë. Rrepat nga 700 lekë që kanë qenë, kanë vajtur 1800. Janë ngritur karrotat shumë, nga 500-600 që kemi marrë gjithë dimrin, kanë shkuar 1200”, thotë një konsumatore. 

“Gjethe sallate mora me 2500 lekë. 3 tranguj 2000lekë, domatja 2000 lekë”, ankohet një tjetër konsumator. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara