Berisha, akademikëve: Hapja e vendeve të punës, prioritet. Mbështetje agjencive të punësimit

TIRANE- Kryeministri Sali Berisha ka ritheksuar gjate takimit te sotem me akademike se rritja e vendeve te punes mbetet synimi prioritar i qeverise se tij,
Në një tryezë me akademikët berisha po diskuton për reformat dhe politikat për punësimin ne vend.
Sipas Berishes, një rëndësi të madhe do të ketë krijimi i vendeve të punës me koston më të ulët.
“Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për të sjellë në epiqendër tregun e punës dhe reformimin e tij. Do bëjmë më aktiv rolin e agjentit të punësimit. qeveria është e vendosur të marrë çdo masë për t’u dhënë mbështetjen më të fuqishme agjencive të punësimit në mbarë vendin. Jemi të vendosur të bashkëpunojmë me agjencitë private në mbarë vendin për të mundësuar akoma më tepër dinamizimin, kualifikimin, rikualifikimin e krahut të punës”, tha Berisha.
Sipas tij, investitorët e huaj shprehën ankesën se nuk gjejnë punëtorë të kualifikuar. Ai ka thene me tej se ne përpjekjen e saj për zhvillimin e arsimit profesional qeveria ka krijuar një seri shkollash profesionale dhe qëndrash trajnimi profesional shumë të mira.
“Kemi një sistem të inauguruar pak kohë më parë shumë të mirë të punësimit on-line, “e –punësimi”, që bën disponibël çdo vend pune dhe krah pune të lirë, një potencial shumë të mirë menaxhues. Ne kemi një kod pune, i cili lejon kontratën e përkohshme, kemi një sistem të mbështetjes ekonomike shumë të lartë gjatë këtyre viteve”, tha ai.
PANORAMA
Add new comment