Ambasadori rus: Presim që qeveria e re shqiptare të mbajë një qendrim konstruktiv për Albpetrol

Ambasadori rus në Shqipëri Leonid Grigorieviç Abramov, ka thënë se kompania e njohur Gazprom, është ende e interesuar për privatizimin e Albpetrol. Por, sipas tij, duhet që qeveria e re që do të dalë pas 23 qershorit, të mbajë një qendrim konstruktiv.
“Do ju siguroj se Gazprom është e interesuar që bashkëpunimi me Shqipërinë të jetë i leverdishëm në mënyrë të ndërsjelltë. Ne shpresojmë që nëse qeveria juaj që do dalë nga zgjedhjet parlamentare të sivjetshme, do të mbajë qëndrim konstruktiv, ne do jemi të gatshëm të shikojmë mundësinë e pjesëmarrjes në tenderin e Albpetrolit . Në të vërtetë është vendim komercial dhe si diplomat nuk mund të mbaj përgjegjësi për lekët e privatit rus. Ambasada nga ana e vet bën përpjekje që sa më shumë kompani të hyjnë në tregun shqiptar, në kushte sa më pak diskriminuese“, ka thënë ambasadori rus gjatë një konference për shtyp.
Duke folur për deklaratat e fundit nacionaliste në Shqipëri, Ambasadori rus theskoi se është i nevojshëm ndarja e termit të patriotizmit nga termi nacionalizëm.
“Ky term është aktual. Që në dhjetor në vitin 2012, kam mbështetur kolegun tim Arvizu dhe kam thënë se ekziston një shqetësim i tillë. Këtu do doja të ndaloj në mënyrë të hollësishme, pasi ekziston kuptimi i patriotizmit shqiptar, siç është ai rus, por ekziston dhe nacionalizmi. Po ku është diferenca? Patriotët i zgjidhin problemet e popullit për llogari te shtetit të vet, jo të tjerëve. Patriotizmi është diçka e kuptueshme dhe për ne. Nacionalizmi është i rrezikshëm, pasi mund të kalojë tek çështja e ndryshimit e kufijve. Kategorikisht kjo është e papranueshme, duke marrë parasysh termin e sallatës ballkanase dhe një terreni jo stabël. Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë i është përgjigjur pyetjes së gazetarit për ketë temë, dhe përgjigjia ishte se është diçka e papranueshme jo vetëm për interesat e Rusisë, por edhe çdo shteti tjetër”, tha ambasadori rus, duke iu referuar ndryshimeve të mundshme të kufijve në Ballkan./b.l
TEMA
Add new comment