Arkiv-Lajme të përditësuara
Berisha, akademikëve: Hapja e vendeve të punës, prioritet. Mbështetje agjencive të punësimit
TIRANE- Kryeministri Sali Berisha ka ritheksuar gjate takimit te sotem me akademike se rritja e vendeve te punes mbetet synimi prioritar i qeverise se tij,
Në një tryezë me akademikët berisha po diskuton për reformat dhe politikat për punësimin ne vend.
Sipas Berishes, një rëndësi të madhe do të ketë krijimi i vendeve të punës me koston më të ulët.
Zhduken dy peshkatarë në afërsi të Zvërnecit. Familjarët apelojnë për ndihmë nga ajri
VLORË- Dy peshkatarë të cilët kishin dalë për peshkim në orët e mëngjesit janë zhdukur në afërsi të Zvërnecit në Vlorë. Rojet bregdetare dhe forcat “Delta” kanë dalë të kërkojnë peshkarexhën, me të cilën dy peshkatarët kanë dalë për peshkim. Policia është lajmëruar në orën 08:15 nga një telefonatë nga veriperëndimi i Sazanit. Pas telefonatës dyshohet se rrymat e forta do ta kenë çuar peshkarexhën në veriperëndim të Sazanit.
Gjermania zotohet ta bllokojë Serbinë për Kosovën
Prishtinë, 29 mars – Gjermania nuk hamendëson. Shteti me më ndikim në Bashkimin Evropian mban akoma në fuqi shtatë kushtet, pa plotësimin e të cilave Serbia nuk do të mund të realizojë synimin që të marrë datën për nisjen e negociatave të anëtarësimit në bllok.
LSI bllokon votimin e dekreteve të Nishanit
Maxhoranca tërheq në momentin e fundit nga votimi tre dekretet e presidentit për gjykatësit e lartë dhe kushtetues. Shkak refuzimi i LSI. Një ditë më parë Vasili kërkoi votimin e Artan Hoxhës që PD nuk e morri në shqyrtim. Mungojnë në seancë Meta dhe Tavo, ndërsa Koka largohet pak pas filimit të seancës
Amerikanët, me numrin më të madh të vëzhguesve të OSBE-ODIHR-it
Ylli Pata
Përgatitja - Zyrtarë të ambasadës së SHBA janë shpërndarë në çdo kënd të vendit për të parë problemet e listave dhe ngritjes së infrastrukturës
KQZ - Ndihma amerikane do të trajnojë KQZ për të planifikuar të gjithë strategjinë, që të përballojë situata ngërçi si ajo e zgjedhjeve lokale
Vëzhguesit - Koalicioni i vëzhguesve vendorë do të mbështeten nga SHBA për të monitoruar votimin, numërimin dhe shpalljen e rezultatit përfundimtar
Pas ndryshimit të emrit të komunës, në Pustec kërkojnë edhe kombësi maqedonase
Pasi arritën që të ndryshonin emrin e komunës së tyre, nga Liqenas në Pustec, banorët e kësaj zone tashmë kërkojnë që të marrin kombësinë maqedonase.
5300 banorët minoritarë në këtë zonë të Korçës kanë thënë se po u humbet identiteti, ndaj kanë kërkuar që t’u rikthehet termi i kombësisë në dokumentet e tyre.
Spahiu: Më 7 prill të largojmë Berishën
Aleanca Kuqezi ka mbledhur të premten këshillin kombëtar të saj, ku është diskutuar për protestën e parashikuar për më 7 prill kundër qeverisë.
Kryetari Kreshnik Spahiu i ka bërë kërkesë publike policisë dhe gardës për mbajtjen e protestës, duke u kërkuar atyre që të tregohen të përmbajtura.
“Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës të lënë armët më 7 prill dhe t’i bashkohen protestuesve. Më 7 prill protesta kuqezi do të mbahet për largimin e Sali Berishës”, ka deklaruar Spahiu.
Mbyllet faza projektuese e gazjellësit TAP
Ka përfunduar projektin inxhinierik paraprak për gazjellësin Trans Adriatik TAP. Ekipi inxhinierëve kanë finalizuar përcaktimin e parametrave kryesorë teknikë për tubacionin, specifikimet e materialeve, projektimin e valvulave, kalimet dhe stacionet e kompresorëve.
Dokumentacioni o plotë përshkruan gjithashtu edhe logjistikën e nevojshme për ndërtimin e TAP duke përfshirë edhe resurset, makineritë, kohën dhe infrastrukturën e nevojshme për të ndërtuar tubacionin 800 km të gjatë që kalon nga Greqia, Shqipëria dhe Italia.
Ambasadorja Holtkemper: Shqipëria nuk ka ende një shtet ligjor
Shqipëria nuk ka ende një shtet ligjor. Deklarata u bë nga Ambasadorja gjermane Carola Holtkemper nga Gjirokastër . Sipas Holtkem kjo është një pikë e fortë e kritereve të BE-së. Ambasadorja u shpreh se situate parazgjedhore është e tensionuar dhe u bëri thirrje palëve politike që të prezantojnë programe në të mirë të vendit. Përsa i përket moshës së votimit dhe propozimit për uljen e saj në 16 vjeç Ambasadorja gjermane tha se nuk e sheh si problematike cështjen e votimit të 16-vjeçarëve.
Tiranë, sherr mes të rinjsh, vritet me levë 17-vjeçari, plagoset një tjetër
Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur pas një sherri mes të rinjsh mbrëmjen e sotme në kryeqytet.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e njohur si ‘Varri i Bamit’, në kryeqytet ndërsa autori i krimit të rëndë është identifikuar dhe është shpallur në kërkim nga policia.
Sipas policisë, viktima është 17-vjeçari Gjergji Prenga, i cili ka humbur jetën gjatë rrugës për në Spitalin Ushtarak, ndërsa ka mbetur i plagosur edhe 18 vjeçari Julian Frroku i cili ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.