Mbyllet faza projektuese e gazjellësit TAP

Ka përfunduar projektin inxhinierik paraprak për gazjellësin Trans Adriatik TAP. Ekipi inxhinierëve kanë finalizuar përcaktimin e parametrave kryesorë teknikë për tubacionin, specifikimet e materialeve, projektimin e valvulave, kalimet dhe stacionet e kompresorëve.
Dokumentacioni o plotë përshkruan gjithashtu edhe logjistikën e nevojshme për ndërtimin e TAP duke përfshirë edhe resurset, makineritë, kohën dhe infrastrukturën e nevojshme për të ndërtuar tubacionin 800 km të gjatë që kalon nga Greqia, Shqipëria dhe Italia.
Një nga objektivat kryesorë është që të sigurojë zgjedhje të qëndrueshme teknike, shmangie të zonave të mbrojtura mjedisore si dhe identifikimin dhe propozimet për rreziqet potenciale për sigurinë e tubacionit.
Në përgjithësi, ekipi teknik i TAP ka analizuar në hollësi mbi 10.000 km të terrenit për të identifikuar rrugën optimale për tubacionin.
Ky projekt paraprak, pritet t’i dorëzohet Konsorciumit Shah Deniz më 31 mars, ndërsa në qershor pritet të merret një vendim për TAP ose projektin tjetër Nabucco.
Ndërtimi i gazsjellësit Trans Adriatik është planifikuar të fillojë në fund të vitit 2014 dhe do të përfundojë deri në vitin 2018.
PANORAMA
Add new comment