Spahiu: Më 7 prill të largojmë Berishën

Postuar në 29 Mars, 2013 06:01

Aleanca Kuqezi ka mbledhur të premten këshillin kombëtar të saj, ku është diskutuar për protestën e parashikuar për më 7 prill kundër qeverisë. 

Kryetari Kreshnik Spahiu i ka bërë kërkesë publike policisë dhe gardës për mbajtjen e protestës, duke u kërkuar atyre që të tregohen të përmbajtura. 

“Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës të lënë armët më 7 prill dhe t’i bashkohen protestuesve. Më 7 prill protesta kuqezi do të mbahet për largimin e Sali Berishës”, ka deklaruar Spahiu. 

Kreu i kuqezinjve u ka drejtuar një mesazh edhe partive politike kryesore në vend, të 

 

cilave u ka kërkuar të distancohen nga veprimet që bien ndesh me interesat e shqiptarëve. 

“Partia Socialiste të tërhiqet nga parlamenti i gangsterëve, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim të tërhiqet nga koalicioni i tradhtarëve”, ka thënë Spahiu. 

Duke u rikthyer tek protesta, kreu i AK ka shtuar: “Qëllimi i protestës është burgimi dhe jo dhunimi i Sali Berishës. Ftoj të gjithë shqiptarët në protestën paqësore të 7 prillit”. 

Pak ditë më parë, në një tubim të AK në Pallatin e Kongreseve, Spahiu tha se Berisha ka rrënuar Shqipërinë duke u shërbyer interesave mafioze serbe dhe greke dhe për rrjedhojë ai meriton të përfundojë në burg. 

“Nuk mund të ndërtohet shteti ligjor nëse përgjegjësi kryesor për tragjedinë e Gërdecit, të vrarët e 21 Janarit dhe shitjen e pjesshme të Shqipërisë, shtetasi Berisha, nuk vihet në pranga dhe dënohet me burgim të përjetshëm”, theksoi Spahiu.

 

TOP CHANNEL

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.