Arkiv-Lajme të përditësuara

Arben Frroku, 50 mijë euro për transferimin e kryekomisarit Lamaj

Postuar në 31 Mars, 2013 04:15

 

Hetimet

SHKB dyshon se biznesmeni u mburr gjatë një dreke

Frroku dyshohet se ka përmendur edhe emrin e zyrtarit të policisë, që i ka dhënë ryshfet

JO KOALICIONIT ME LDK’NË

Postuar në 31 Mars, 2013 04:13

 

AAK nuk duhet t’i varë shpresat dhe as të lidh koalicion parazgjedhor me LDK’në. Partia e Isa Mustafës ka mbetur në pozicion: as në Qeveri, as në opozitë. Aleanca duhet të matet me votë e pastaj të zgjedh formulën më të mirë për Kosovën. Shteti nuk duhet të dorëzohet sikur qyqe përball kërkesave të turqve për të ndryshuar librat e historisë. Ish-Ambasadori i Kosovës në Slloveni aktualisht anëtar i Kryesisë së AAK’së, Anton Berisha flet për Express.

Express: Dje, Blerim Kuçi tha se AAK duhet të vijë në pushtet vetëm përmes

Pashkët katolike

Postuar në 31 Mars, 2013 04:11

Në të gjitha kishat katolike në Shqipëri e Kosovë janë ndjekur meshat e shenjta të Pashkëve. Me këtë rast, “Top-Channel” uron të gjithë besimtaret katolike gëzuar. 

Në katedralen e Shën Palit, këtu në Tiranë, është duke u mbajtur mesha e shenjtë e pashkëve e drejtuar nga klerikët më të lartë të kishës në Shqipëri. 

Pashkët janë momenti më kulminant i krishtërimit dhe vete thelbi i besimit sepse simbolizon ringjalljen e jetes, shpresës për jetën dhe të vërtetën. 

Me kryqëzimin e Krishtit dhe ngjalljen e tij, i gjithë njerëzimi ka fituar shpresë.

Pashkët, Nishani uron besimtarët katolikë

Postuar në 30 Mars, 2013 13:13

 

TIRANE- Presidenti i vendit, Bujar Nishani ka uruar gjithe besimtaret katolike per festen e Pashkeve. “Pashkët me anë të simbolit të përsosjes përmes sakrificës, na japin shembullin aq të vyer të rrugës sa të mundimshme dhe të bukur drejt Virtytit. Pashkët na kujtojnë dhe na ngjallin Shpresën, që aq shumë na nevojitet, për jetën tonë, për punët tona, për familjet tona, për të ardhmen tonë. Pashkët na rievokojnë rëndësinë e të rënit dëshmor të njeriut për njeriun”- shkruan Nishani ne mesazhin e tij te urimit per besimtaret.

Përfundon qetë protesta, Kurti: Mitrovica duhet të bashkohet

Postuar në 30 Mars, 2013 13:12

 

Ka përfunduar në mënyrë të qetë protesta e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila nisi nga ora 13.00 në në sheshin “Mehë Uka” në Mitrovicë.

Në te moren pjesë mijëra qytetarë, të cilët iu bashkuan thirrjes së Lëvizjes Vetëvendosje, për të protestuar kundër, siç kanë thënë ata, “padrejtësive që po ndodhin në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

PS: Dështimi me punësimin, një nga 100 arsyet pse duhet të ikë Berisha

Postuar në 30 Mars, 2013 13:09

 

Partia Socialiste ka vijuar që të prezantojë 100 arsyet pse nuk duhet votuar kryeministri Sali Berisha më 23 qershor, një nga të cilat sipas PS është punësimi.

Sipas Arbian Maznikut nga grupi i punës për punësimin në PS, jo vetëm që nuk janë hapur vende pune të reja, por kanë humbur 51 mijë vende.

Berisha: “Kemi ndihmuar 42 mijë fermerë”. Ruli: “Ndihmuam 25 mijë fermerë”. Kujt t’i besojmë?

Postuar në 30 Mars, 2013 13:07

 

Para pak ditësh, në Kosovë të Lushnjes, kryeministri Sali Berisha deklaroi përpara fermerëve se kanë financuar më shumë se 42 mijë familje fermerësh.

Lezhë, babai vret të bijën 19-vjeçare

Postuar në 30 Mars, 2013 13:05

Një krim brenda familjes ka tronditur pasditen e sotme një fshat të Lezhës, ku një kryefamiljar ka vrarë fëmijën e tij. 

Sipas informacioneve të fundit policore, ngjarja ka ndodhur në fshatin Tale dhe viktimë e krimit është një vajzë 19-vjeçare. 

Autoritetet lokale njoftojnë se Valentina Beko është vrarë nga babai i saj Nikollë Beko, i cili është arrestuar nga uniformat blu. 

Burimet shtojnë më tej se shkaqet e krimit janë ende të panjohura, por pritet që ato të zbardhen me marrjen në pyetje të babait të 19-vjeçares.

 

 

Konventa e PD për punësimin dhe rritjen e pagave, Berisha: Do krijojmë 250 mijë vende pune

Postuar në 30 Mars, 2013 07:14

 

TIRANE- Kreu i qeverise, Sali Berisha, duke njoftuar mbledhjen e Konventes se Partise Demokratike per punesimin dhe paga me te larta, garanton se krijimi i vendeve te reja te punes, kryefjala e programit.

Ne nje postim ne profilin e tij ne FB, Berisha thekson se shendeti, familja dhe puna jane tri bekimet e medha te Zotit per njeriun e lire.

Punësimi, Rama ftesë Berishës për debat publike: Kë duhet të besojmë, kryeministrin apo INSTAT-in

Postuar në 30 Mars, 2013 07:13

 

Kreu i PS-së, Edi Rama, i ka bërë sërish ftesë kryeministrit Sali Berisha për t’u përballur me njëri-tjetrin n debat. Rama para dy ditësh i ka bërë ftesë Berishës për debat të hapur për sistemin e shëndetësisë, ndërsa ftesa e sotme e tij vjen për punësimin. 

Ky reagim i kreut të opozitë në “Facebook” erdhi pasi kryeministri Berisha deklaroi se vendi ynë ka pasur rritje të punësimit.

“Keni hapur 200 mijë vende pune, siç thoni ju, apo keni humbur në 4 vjet 51 mijë, siç thotë INSTAT-i juaj? Le të bëjmë një debat e ta shohim këtë", i drejtohet Rama- Berishës. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara