Arkiv-Lajme të përditësuara

Topi komenton marrëveshjen Rama-Meta: Uroj që shqiptarët ta kenë kuptuar falsitetin e politikës

Postuar në 02 Prill, 2013 15:45

 

Kreu i FRD-së, Bamir Topi, ka komentuar marrëveshjen e mundshme mes Ramës dhe Metës, për një koalicion parazgjedhor. Topi tha se uron që shqiptarët ta kenë kuptuar falsitetin e politikës shqiptare. Sipas tij, partitë politike në Shqipëri mendojnë më shumë për pushtetin, se sa për shtetin.

"Do të zëvendësoj ministrat e LSI-së"

Postuar në 02 Prill, 2013 15:44

Kryeministri Sali Berisha nisi me komentimin e zhvillimeve të fundit politike në vend takimin e radhës me gazetarët, takim i parashikuar për të bërë publik programin e Partisë Demokratike për bujqësinë dhe zhvillimin rural në katër vitet e ardhshme, nëse kjo forcë politike do të sigurojë një tjetër mandat në zgjedhjet e 23 qershorit. 

Berisha i qendroi deklaratës së lëshuar paraditen e së martës në profillin e tij në rrjetin social Facebook, ku tha se cdo parti politike është e lirë dhe e pavarur të vendosë për interesin dhe të ardhmen e saj. 

Papunësia 12%, nivel rekord në Eurozonë

Postuar në 02 Prill, 2013 09:10

 

Shkalla e papunësisë në vendet e eurozonës ka arritur nivel rekord, prej 12%.
Njoftimi eshte bere sot nga Zyra e Bashkimit Evropian për Statistikë, Eurostat, e cila ka bere me dije se se shkalla në muajin Shkur ishte pothuajse e njejtë me atë në Janar, e cila ishte rritur në 12% prej 11.9%.

Në muajin Shkurt, të papunëve në 17 vendet e BE-së, që e përdorin monedhën euro, u janë bashkuar edhe 33 mijë vetë. Në këtë mënyrë nurmi i të papunëve arriti në 19 milionë. Më të prekurat jane Spanja dhe Greqia, ku shkalla e papunësisë është mbi 26%.

Serbët paralajmërojnë formimin e kuvendit të Kosovës veriore

Postuar në 02 Prill, 2013 09:10

Beograd, 2 prill – E përditshmja e Beogradit, “Danas”, paralajmëron për  nesër mbajtjen e kuvendit të katër komunave të pjesës veriore të Kosovës. 

Çmimet e reja të trojeve, ulen faturat e legalizimeve

Postuar në 02 Prill, 2013 09:07

 

Blerina Hoxha

Çmimet e reja të trojeve dhe tokave bujqësore po japin efektet zinxhir në të gjitha pagesat e tjera që lidhen me transaksionet e pronësisë. Legalizimet preken nga këto ndryshime, pasi me çmimet e reja që tashmë janë botuar edhe në Fletoren Zyrtare, ata që zotërojnë mbi 500 metër katror truall do të paguajnë shumë herë më pak. Në shumicën e zonave informale, të cilat janë në rrethinat e Tiranës, kjo faturë do të jetë 10 herë më e ulët.

Ulja

Asllan Dogjani: Largohem nga PS, do kandidoj si i pavarur

Postuar në 02 Prill, 2013 09:01

 

Deputeti Asllan Dogjani ka deklaruar pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste se ai do të largohet nga kjo forcë politike.

Asllan Dogjani tha se kanë qenë qëndrimet e Ramës që e kanë shtyrë drejt largimit.

Deputeti tha se largimi i tij është i paralajmëruar.

Dogjani tha se do kandidojë si deputet i pavarur në qarkun e Kukësit.

Sa i përket qëndrimit të tij në Kuvend, ku mund të tentohet rrëzimi i qeverisë, Dogjani tha se do veprojë sipas kohës.

“Duke kandiduar si i pavarur do kem mundësi të mbroj vlerat e demokracinë.

PS fton zyrtarisht LSI-në

Postuar në 02 Prill, 2013 09:00

Të bashkohemi në emër të interesave të vendit, për të mundur Sali Berishën i cili gjithmonë ka qënë pakicë. Kështu mund të fitojmë. 
Kjo ishte  ftesa e Edi Ramës dërguar zyrtarisht nga mbledhja e grupit parlamentar socialist LSI-së së Ilir Metës për të ndërtuar së bashku një koalicion. 

KQZ diskuton sot ngritjen e qendrave të votimit në ambiente private

Postuar në 02 Prill, 2013 04:03

 

TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve diskuton sot projekt-vendimin: “Për miratimin e disa qendrave të votimit në ndërtesa private, për zgjedhjet për Kuvend, të datës 23 Qershor 2013”.

Sipas relacionit te mbledhjes mesohets e bëhet fjalë për 134 qendra votimi në pesë qarqe të vendit.

Largimi i LSI-së nga qeveria, Berisha: E lirë të zgjedhë.Topalli: Respektoj vendimin

Postuar në 02 Prill, 2013 04:02

 

Për herë të parë kryeministri Berisha ka reaguar në lidhje me zëra se Lëvizja Socjaliste për Integrim do të lërë qeverinë për të bërë një koalicion parazgjedhor me Partinë Socialiste. Berisha në faqen zyrtare në Facebook ka shkruar se çdo forcë politike është e lirë të bëjë zgjedhjen që dëshiron, ndërsa siguroi elektoratin për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Heqja e TVSH për bujqësinë, 150 mln euro minus në buxhet

Postuar në 02 Prill, 2013 04:00

Me nismat e njëpasnjëshme të qeverisë për lehtësira fiskale duket se buxheti i vitit 2013 deri në fund të mandatit do të katandiset “një thelë”. Ministri i Financave, Ridvan Bode pohoi dje se vetëm heqja e TVSH-së për mjetet dhe inputet bujqësore ka një efekt 150 milionë euro në buxhet. Kjo reformë, sipas ministrit do të nxisë prodhimin, rritjen e të punësuarve dhe nga ana tjetër do vazhdojë të jetë motor i rritjes së ekonomisë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara