Alarm për bombë në qendrën e kolaudimit të automjeteve në Shkozet

Një telefonatë anonime e ardhur në drejtorinë e policisë së Durrësit mëngjesin e sotëm njoftonte për vendosjen e një bombe një pikën e kolaudimit të makinave në Shkozet.
Telefonata ka vënë në alarm policinë e qytetit bregdetar, që ka mbërritur menjëherë në vendngjarje e shoqëruar me ekspertë të xhenios dhe qen antieksplozivë.
Aktualisht është pezulluar puna në pikën e kolaudimit që ndodhet në Shkozet dhe policia nuk lejon të afrohet njëri në një rreze prej 500 metrash deri në kontrollin e plotë të zonës për të kuptuar nëse brenda në institucion gjendet një bombë apo bëhet fjalë vetëm për një alarm fals
SHQIP
Add new comment