Largimi i LSI-së nga qeveria, Berisha: E lirë të zgjedhë.Topalli: Respektoj vendimin

Postuar në 02 Prill, 2013 04:02

 

Për herë të parë kryeministri Berisha ka reaguar në lidhje me zëra se Lëvizja Socjaliste për Integrim do të lërë qeverinë për të bërë një koalicion parazgjedhor me Partinë Socialiste. Berisha në faqen zyrtare në Facebook ka shkruar se çdo forcë politike është e lirë të bëjë zgjedhjen që dëshiron, ndërsa siguroi elektoratin për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Një debat i gjerë ka shpërthyer lidhur me njoftimet se LSI-ja do të vendosë të lërë qeverinë. Qëndrimi im ka qenë dhe mbetet i pandryshuar se çdo force politike bënë zgjedhjen që dëshiron. Natyrisht për mua, qeveria dhe qeverisja janë përgjegjësi që bëhen edhe më të mëdha në periudhë elektorale. Me këtë rast dua të siguroj zgjedhësit se asgjë nuk do të cenojë vendosmërinë e qeverisë për organizimin e një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm në përputhje me Kodin Zgjedhor dhe Kushtetutën e vendit. Së dyti, dua të garantoj qytetarët se Kushtetuta e vendit ka të gjitha përcaktimet e qarta për zgjidhje plotësisht kushtetuese të çdo problemi institucional dhe se ajo do të respektohet me rigorozitet në frymën dhe germën e saj. Unë mbetem totalisht i përkushtuar të punojë me të gjitha energjitë e mia, në interesin më të mirë të qytetarëve dhe të vendit”,- e mbyll komentin Berisha.

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.